Author: admin

Drita është shpallur kampione e Kosovës pas një finaleje drithëruese kundër Fer Volley, në përballjen e katërt të playoffit, me gjilanaset që triumfuan pas tri fitoreve e një humbjeje. Dy ekipet kanë dhuruar spektakël të vërtetë në përballjen absolutisht spektakolare që u zhvillua sonte në Palestrën ‘Bill Clinton’ të Ferizajt, në praninë e mbi 1500 tifozëve. Ishte një lojë që do të mbahet mend gjatë nga voejbolldashësit, derisa për dy orë ishim dëshmitarë të një ndeshjeje që i pati të gjitha. Ishin ‘Intelektualet’ ato që festuan në fund, duke fituar me rezultat 3-2 (25-20, 20-25, 25-21, 23-25, 11-15) në…

Read More

Britania njoftoi raundin e ri të sanksioneve që synojnë rrjetin financiar të presidentit rus, duke përfshirë ish-gruan e tij, familjen dhe rrethin e ngushtë. Sanksionet e reja kanë për qëllim “rrjetin e dyshimtë që mbështet stilin e jetës luksoze të Putinit”, tha në një deklaratë sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss. “Ne do të vazhdojmë me sanksione ndaj të gjithë atyre që ndihmojnë dhe inkurajojnë agresionin e Putinit derisa Ukraina të mbizotërojë”, deklaroi ajo, raporton skynews. Të sapo sanksionuarit janë ish-Zonja e Parë e Federatës Ruse dhe ish-bashkëshorten e Vladimir Putinit, Lyudmila Ocheretnaya. Mikhail Shelomov, një pronar biznesi rus dhe…

Read More

Vedrana Rudan, një nga shkrimtaret më të njohura serbe, ishte e ftuar në programin e mëngjesit “Novo Jutro” në TV Pink, i cili është raportuar se kontrollohet nga partia Vuçiq. Shkrimtarja ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit, por ajo nisi të flas pas përfundimit të fjalimit të presidentit Aleksandër Vuçiq, i cili u shfaq drejtpërdrejt në emision nga “Panairi i Veturave”. “Kur ajo thotë diçka, ritregohet me ditë të tëra, mendimi i saj është shumë i drejtpërdrejtë”, e prezantoi të ftuarën drejtuesja e shout televiziv. Ajo i përmbushi pritshmëritë dhe e arsyetoi prezantimin edhe kësaj radhe, e cila…

Read More

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se mjekë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Italia po trajtojnë fëmijë në Kosovë që kanë probleme të lindura të zemrës. SHSKUK në një njoftim bën të ditur se deri tash janë realizuar 9 operacione në zemër të hapur dhe 15 intervenime kardiologjike, gjersa, sipas planifikimit, sot do të kryhen edhe dy operime kardiokirurgjike dhe 3 ndërhyrje kardiologjike. “Nga sallat e Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive të Klinikës së Kardiologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku mjekë nga SHBA-të dhe Italia, në kuadër të Organizatës Humanitare…

Read More

Tringa, antropologia e pasionuar shqiptare nga Danimarka Tringa Berisha, 26-vjeçarja shqiptare nisi Doktoraturën për Antropologji Pedagogjike në Universitetin “Danish School of Education”, një ndër universitetet më në zë në botë, shkruan albinfo.ch. Secili prej nesh takon personalitete që shquhen për të arritura në fushën profesionale. E pikërisht Tringa Berisha, e reja shqiptare që është lindur dhe rritur në Danimarkë, ka një personalitet interesant dhe me shumë perspektivë. Ajo shquhet si në formimin intelektual, profesional dhe etik, sepse bota e saj, angazhimet dhe ambiciet kanë të tjera dimensione. Në fakt, për të mjafton dëshira dhe vullneti për të arritur realizimin…

Read More

Prokuroria Themelore e Tetovës do të ngre kallëzim penal kundër tre personave fizik dhe një personi juridik, për djegien të spitalit modular në Tetovë. Lënda pritet t`i dorëzohet Gjykatës së Tetovës gjatë javës së ardhshme, pas referimit të së njëjtës para prokurorisë republikane, nga ku edhe është marrë mendim pozitiv. “Prokurorët e lëndës, bënë referimin para Prokurorisë Republikane dhe lënda është para përfundimit. Brenda javës së ardhshme, pritet që lënda t`i dorëzohet Gjykatës së Tetovës për procedim të mëtejmë. Pas përfundimit të hetimeve, do të vazhdohet me ngritjen e akuzave kundër tre personave fizik dhe një personi juridik”, janë…

Read More

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka shprehur mbështetjen për procesin dhe anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Rohde në një postim në Twitter shkruan se mezi presin ta shohin Kosovën si pjesë të Këshillës të Evropës. “Mezi presim ta shohim Kosovën si pjesë të Këshillit të Evropës, familje që punojnë së bashku për të promovuar të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit. Kosova i takon Këshillit të Evropës. Gjitha të mirat në procesin e aplikimit për anëtarësim”, shkruan Rohde. Ndryshe, edhe Grupi parlamentar më i madh opozitar në Gjermani, CDU/CSU, ka kërkuar nga qeveria gjermane…

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Venhar Salihu kryetar i Gjykatës Themelore në Gjilan, Alush Sinani kryetar Gjykatës Themelore Dega në Viti, drejtorin e Sekretariatit të KGJK-së, Shkelzen Maliqi dhe drejtorin e Logjistikës së SKGJK-së, Muhamet Kurtishaj. Gjatë këtij takimi është diskutuar për ndërtimin e objektit të ri të gjykatës në qytetin e Vitisë. Kryetari Haliti, i falënderoi për vizitën dhe i njoftoi mysafirët se komuna e Vitisë, e ka bërë ndarjen e parcelës për ndërtimin e objektit të Gjykatës Komunale dhe çerdhes, dhe…

Read More

Kampanja e pastrimit të ambientit nga të gjitha llojet e mbeturinave “Green & Clean” ka vazhduar sot në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Bresalc, në ngjarjen ku mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Alban Hyseni, nënkryetarja Leonora Morina Bunjaku, drejtoresha e Shëndetësisë, Aurorë Osmani dhe ajo e QKMF-së, dr. Arbenita Hajdari. Kreu i Komunës, Alban Hyseni, ka thënë se synim i tyre është që Gjilani të jetë njëri prej qyteteve më të pastra, më të gjelbra dhe më ekologjik në Kosovë. “Sot jemi Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF) në Bresalc për të shënuar simbolikisht kohën e ditën e pastrimit të…

Read More

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, në nivel të kryenegociatorëve, do të vazhdojë të premten, më 13 maj, në Bruksel. Sikur edhe herët tjera, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë do të kenë së pari takime dypalëshe me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak e më pas palët mund të kenë takim të përbashkët. Delegacionin e Kosovës e udhëheq, Besnik Bislimi, ndërsa atë të Serbisë, Petar Petkoviq. Sipas burimeve brenda Bashkimit Evropian, diskutimet do të vazhdojnë për temat që janë diskutuar tri javë më parë, duke përfshirë çështjen e targave të makinave. Palët nuk kanë arritur…

Read More