Author: admin

Stacioni Policor në Viti më 18.05.2022 ka pranuar një ankesë nga një qytetar se në qytetin e Vitisë është mashtruar nga dy persona të dyshuar të cilët i kanë ofruar një sasi ari për shitje që dyshohet se ishte i falsifikuar, për të cilin viktima ka paguar 1,450 euro. Pas raportimit të rastit në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe shumë shpejtë kanë arritur të identifikojë veturën e të dyshuarve që kanë kryer veprën penale të mashtrimit. Janë ndërmarrë veprime operacionale në koordinim edhe me njësi tjera policore të kufirit dhe është arritur të ndalohet vetura me…

Read More

Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka vizituar sot Drejtorinë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti për t’u njoftuar nga afër rreth procesi të subvencionimit të bujqve. Drejtori i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Pira, ka njoftuar se deri më tani është arritur një numër rekord i aplikimeve nga bujqit vitias. Përndryshe bëhet me dije se afati për subvencion të bujqve është i hapur deri me 25 maj./Gjilani Info/

Read More

Nën kryesimin e zëvëndës kryetarit të komunës së Vitisë, Hasan Aliu, sot u mbajt mbledhja e dytë e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB). Gjatë këtij takimi u vlersua se gjendja e sigurisë në këtë komunë është e qetë dhe stabile dhe se ka rënie të rasteve të ndryshme. Komandanti i Stacionit Policor, Kapiten Afrim Halili, potencoi se në këtë komunë gjendja e sigurisë është e qetë dhe stabile dhe e menaxhuar pa incidente të mëdha. Ai tha se janë shënuar ulje e rasteve të vjedhjeve qoftë të lehta dhe të rënda. Sipas tij edhe në…

Read More

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) ka mbajtur sot takimin e parë në përbërjen e re, ku ka shqyrtuar dhe rekomanduar për Kuvend Komunal të Gjilanit propozim-vendimin për themelimin e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), propozim-vendimin për lidhjen e marrëveshjes për kryerjen e shërbimeve komunale me NPL “Tregu”, raportin e punës për vitin 2021 të Komisionit Komunal të Aksionarëve të Ndërmarrjeve Publike Lokale ‘Stacioni i Autobusëve’ dhe ‘Tregu’, propozim-vendimin për zgjedhjen e anëtarëve të komisioneve komunale të aksionarëve në ndërmarrjet publike si dhe propozim-vendimin për anulimin e vendimit për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK) 2021-2029. Fillimisht,…

Read More

Ish-udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, u shpallën fajtor nga Gjykata Speciale, duke u dënuar secili me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 eurove. Ata janë shpallur fajtorë për pikën 1 “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet kërcënimit të rëndë”, Pikën 2 “Pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare nëpërmjet pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi”, Pikën 3 “Frikësim gjatë procedurës penale”, pikën 5 “Shkelje të fshehtësisë së procedurës nëpërmjet zbulimit të paautorizuar të informacionit të fshehtë të nxjerrë…

Read More

Sot duke filluar nga ora 10:00-12:00 do të mbahet seanca për shpalljen e aktgjykimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në rastin e ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Më 17 mars 2022, paneli, pasi ka dëgjuar të gjitha palët, argumentet përmbyllëse dhe qëndrimin e palës së akuzuar, ka mbyllur rastin. Prokuroria ka kërkuar që Gucati dhe Haradinaj të dënohen me nga gjashtë vjet burgim. Ndryshe krerët e OVL e UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj janë arrestuar në shtator të vitit 2020. Ata dyshohen se kanë shpërndarë dokumente të Gjykatës…

Read More

Drejtoria rajonale e Policisë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjilan vazhdon pandërprerë marrjen e veprimeve ndaj vozitësve që shkaktojnë kundërvajtje në rrugë  dhe me këtë rrezikojnë veten dhe të tjerët, thuhet në komunikatën e Ppolicisë së Rajonit të Gjilanit. Bazuar në bashkëpunimin me qytetar ku përmes një fotografie të pranuar në adresën zyrtare të Policisë është identifikuar vozitësi i cili ka bërë kundërvajtje duke parkuar ndaluar-parkuar veturën e tij në vendin ku është e ndaluar, në anën e kundërt të lëvizjes duke rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik. Menjëherë janë marrë masa ligjore ku është identifikuar kundërvajtësi dhe …

Read More

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim një delegacion nga profesorët dhe studentët amerikan që po qëndrojnë në Kosovë. Me këtë rast, ai i ka njoftuar ata rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë, mundësitë e saj, por edhe mbi historinë e kësaj komune. Kryetari Haliti gjithashtu i njoftoj ata mbi bashkëpunimet që ka pasur komuna e Vitisë me institucionet amerikane në Kosovë, por edhe për binjakëzimin në mes të Vitisë, dhe Masonit të Miçiganit të SHBA-së. Ai, gjithashtu ju është përgjigjur pyetjeve të mysafirëve, dhe shtoj se për të është…

Read More

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Gjilanit, Arianit Sadiku ka pritur sot një grup nxënësish të shkollës fillore ‘Dëshmorët e Kombit’ në Livoç të Poshtëm, të cilët i ka njoftuar se si funksionon vendimmarrja komunale si dhe i ka dëgjuar kërkesat e tyre. Sadiku tha se në këtë foltore flasin këshilltarë e drejtorë komunalë, që japin propozime e ngrehin tema të ndryshme, të cilat pas një diskutimi gjithëpërfshirës miratohen nga Kuvendi me shumicë votash. ‘Vendimet që merren në këtë Kuvend kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, kudo që jetojnë ata, në qytet ose fshatrat tona’, ka thënë kryesuesi…

Read More

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit F. A.. Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.05.2022, rreth orës 21:30 minuta në Gjilan, pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes të pandehurit dhe të dëmtuarit S. P., i njëjti me një thikë e godet në pjesën e shpinës dhe në pjesë tjera trupit, duke i shkaktuar plagë qarëse – shpuese, njëkohësisht duke përdorur edhe një shkop druri në drejtim të dëmtuarit duke i shkaktuar edhe lëndime trupore, i cili për shkak të lëndimeve…

Read More