- Bastisje dy shtëpi në veri të Kosovës, policia ka gjetur armë dhe paisje ushtarake
- Për 24 orët e fundit 59 aksidente trafiku në Kosovë
- Arrestohen 6 persona në Viti pas një rrahje
- Asfaltohen disa rrugë në Krilevë të Kamenicës
- Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale
- Policia ka arrestuar një person në Gjilan për posedim të substances narkotike dhe kanosje
- Arrestohet për rrezikim të trafikut publik një person në Gjilan
- Arrestohet për dhunë në familje një person në Kamenicë
Author: admin
Komuna e Kamenicës dhe UNDP me marrëveshje bashkëpunimi për praktikë profesionale me pagesë për të rinjtë
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me UNDP-në për projektin për praktikë profesionale me pagesë për të rinjtë. I pari i Kamenicës ka thënë se 10 të rinj do të fillojnë praktikën me pagesë në fushën e IT-së, ndërsa 12 të tjerë do të fillojnë praktikën profesionale me pagesë në institucione dhe në sektorin privat. “Në fushatë kemi premtuar, çdo ditë po i realizojmë. Ne jemi këtu për të rinjtë, që të rikthehet shpresa e humbur. Hapja e mundësive për ta, nisja e karrierës dhe suksesi i tyre, për mua janë mision si shërbyes…
Kryeministri Albin Kurti është takuar të enjten me senatorin Chris Murphy, me të cilin diskutoi për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve të veçanta ndërmjet dy vendeve. E lidhur me takimin, ka shkruar edhe senatori Chris Murphy. “Kënaqësi të bisedojë me mikun tim Albin Kurti, kryeministrin e Kosovës. Ai po bën një turne në Shtetet e Bashkuara (përfshirë Konektikat më vonë këtë javë!) për të na kujtuar lidhjen e pathyeshme mes Amerikës dhe Kosovës”, shkruan senatori. Ndërkaq, mbrëmë për takimin me senatorin ka njoftuar edhe Zyra për media e Kryeministrisë. Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka njoftuar…
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe projekti Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE) kanë nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me tetë komuna të Kosovës për të themeluar Qendra të Karrierës në institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, duke përfshirë kështu edhe komunën e Gjilanit, me qëllim të rritjes së cilësisë së IAAP-ve për krijimin e kuadrove të nevojshme për tregun e punës. Ministrja Arbërie Nagavci me këtë rast ka thënë se, është shumë e rëndësishme që të rinjtë tanë të kenë informacione për orientimin në karrierë, pasi vërtet kemi nevojë që ata të orientohen drejt tregut dhe pas shkollimit…
Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve I. A. dhe E. H.. Të akuzuarit me datë 15.11.2020, pas mesnate, në fshatin Malishevë të Komunës së Gjilanit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete apo personin tjetër, kanë kryer veprën penale vjedhje e rëndë në dëm të dëmtuarit M. I., në atë mënyrë me përdorimin e forcës me një mjet të fortë kanë hapur një dritare në katin përdhes, duke depërtuar brenda, të cilët kanë demoluar dhomat e shtëpisë dhe kanë marr një kasafortë nga aty, një armë AK-47, një pushkë gjuetie, një pushkë…
Gjilani zgjidhet njëra nga tetë komunat partnere të programit 5-vjeçar me USAID-in “Integriteti i Komunave të Kosovës”
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se kjo komunë është zgjedhur në mesin e tetë komunave partnere të programit 5-vjeçar me USAID-in “Integriteti i Komunave të Kosovës”. Kryetari Hyseni, pas takimit me përfaqësues të këtij programi, ka thënë se ky aktivitet adreson sfidat në lidhje me korrupsionin dhe ofrimin e shërbimeve me cilësi të dobët nga Qeveria e Kosovës duke përmirësuar menaxhimin e financave publike (MFP), me fokus në prokurimin komunal dhe duke përforcuar mekanizmat e llogaridhënies brenda dhe jashtë qeverisë përmes shoqërisë civile, sektorit privat dhe mediave. Në këtë takim specialisti i pushtetit vendor dhe…
Komuna e Gjilanit nderon dëshmorët Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli e Arben Ramadani, në 23-vjetorin e rënies
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me nënkryetaren Leonora Morina Bunjaku, kryesuesin e Kuvendit, Arianit Sadiku e bashkëpunëtorët, kanë bërë nderime te varrezat e dëshmorëve në 23-vjetorin e rënies së dëshmorëve Abdullah Tahiri, Ibrahim Pacolli dhe Arben Ramadani, në ngjarjen ku morën pjesë edhe përfaqësues nga niveli qendror, të FSK-së, Policisë së Kosovës, familjarë të dëshmorëve e përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së. “Ajo që ne bëjmë çdo vit e që është obligim edhe njerëzor, moral e kombëtar i secilit përfaqësues institucional e secilit qytetar, është që të përkujtojmë dëshmorët, veprat e tyre,…
Kosova ka marrë mbështetjen e Finlandës për anëtarësim në Këshillin e Evropës (KiE). Kjo është bërë e ditur nga Sekretarja e Shtetit e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Finlandës, Johanna Sumuvuori, pas takimit që ka zhvilluar me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti. Sumuvouri ka thënë se Finlanda e përkrahë plotësisht Kosovën në rrugën e saj evropiane. “Diskutime të shkëlqyeshme me zëvendësministrin e Kosovës në çështje të ndryshme, përfshirë vendimin e Kosovës për të aplikuar në Këshillin e Evropës. Finlanda përkrahë plotësisht përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar ajo në rrjetin…
Mbrojtësi i FC Prishtina, Besnik Krasniqi pranë marrëveshjes me FC Dritën. Klubi Futbollistik ‘Drita” është fare pranë goditjes së madhe në afatin kalimtar të verës. Siç mëson ekskluzivisht “Kanal 10”, klubi gjilanas ka ofertuar Besnik Krasniqin, mbrojtësin e krahut të djathtë dhe marrëveshja po shkon drejt finalizimit. Krasniqi, i cili aktualisht është pjesë e Prishtinës pritet të mbyll kontratën me klubin kryeqytetas me të përfunduar sezoni dhe të bëhet me klub të ri. Drita është në kërkim të një mbrojtësi të krahut të djathtë, pavarësisht që në atë pozicion mbulohet nga Përparim Islami dhe kapiteni Ardian Limani, i cili…
Ngjarjet që zhvillohen në roman janë ngjarje që të rënqethin, të tmerrojnë. Bedri Halimi Pas jehonës së sukseshme të librit “Mashtrimi i madh”, Bardhyl Mahmuti startoi edhe në fushën letrare me romanin “Eskadronët e vdekjes” duke sjellur befasi të këndëshme për lexuesit dhe studiuesit e letërsisë. Sapo lexuesi të lexjë disa faqe të librit, shpejtësia e zhvillimit të ngjarjeve që përshkruhen në këtë libër, të rrëmben të tërin duke e bërë për vete. Kjo për faktin se lexuesi me padurim dëshiron të di zhvillimin e ngjarjeve deri në fund. Ky libër, nuk është një roman ku lexuesi i stërvitur…
Aksidentohet autobusi me mërgimtarë në autostradën perëndimore pranë Eugendorf të Austrisë. Raportohet se në orët e para të ditës së enjte, më 19 maj, ka ndodhur një aksident i rëndë në një autostradë perëndimore pranë Eugendorf të Austrisë, nga i cili janë lënduar disa persona, shkruan albinfo.at. Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 03:00 në drejtim të Vjenës. Sipas informacioneve fillestare, autobusi që shkonte nga Kosova është përplasur me një parmak prej betoni. “Ne u lajmëruam në orën 03:08 dhe autobusi kishte 28 persona. Në aksident mbetën të plagosur rëndë tre persona dhe 16 të lënduar lehtë, nëntë persona…
