Alban Hyseni, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje, për kryetar të Komunës së Gjilanit
Bashkë me deputeten Arijeta Rexhepi dhe nënkryetarin e Lëvizjes, Luan Aliu, vizituam qendrën “Avedo”, një ndër qendrat më moderne të thirrjeve në Gjilan.
Drejtuesit e kësaj qendre na treguan për mënyrën se si po zgjerojnë aktivitetin e tyre, duke krijuar mundësi të reja pune për shumë të rinj të Gjilanit, të cilët po tregojnë aftësi dhe profesionalizëm.
Shembuj të tillë janë dëshmi fantastike se Gjilani ynë ka potencial, energji dhe rini inovative.









