Sipas statistikave të fundit të policisë, në periudhën e raportuar janë evidentuar gjithsej 58 aksidente trafiku, prej të cilave 27 aksidente me persona të lënduar dhe 31 aksidente me dëme materiale.
Për fat të mirë, në këtë periudhë nuk është raportuar asnjë aksident trafiku me fatalitet.
Në kuadër të kontrolleve në trafik, policia ka shqiptuar gjithsej 2,235 tiketa trafiku.
Sa i përket masave policore, janë arrestuar 12 persona, ndërsa 8 persona ndodhen në mbajtje. Nuk është evidentuar asnjë person në ndalim policor, ndërsa 1 person është duke vuajtur dënimin.
Statistikat pasqyrojnë aktivitetin e policisë në fushën e sigurisë në trafik dhe zbatimit të masave ligjore./Gjilani INFO/


