Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuzat janë ngritur për këto vepra penale, si në vijim: Një aktakuzë për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”; Një aktakuzë për veprën penale “Kanosje”; dhe Një aktakuzë për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.
Rasti është proceduar nga Prokuroria Themelore në Gjilan, në përputhje me procedurat ligjore./Gjilani INFO/


