Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Shembulli i një 17-vjeçari nga Ferizaji, paratë e gjetura i dorëzoi në polici

August 4, 2026

Po vjen 6 Gushti, momenti për të reflektuar!

August 4, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 14 aktakuza për vepra të ndryshme penale

August 4, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Shembulli i një 17-vjeçari nga Ferizaji, paratë e gjetura i dorëzoi në polici
  • Po vjen 6 Gushti, momenti për të reflektuar!
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 14 aktakuza për vepra të ndryshme penale
  • Nuk kanë alternativë tjetër”, Salihaj me paralajmërim të fortë për Kurtin dhe Abdixhikun
  • Bija e Gjilanit
  • Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë
  • Sonte
  • Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se sulmoi fizikisht ish-bashkëshorten
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Nuk kanë alternativë tjetër”, Salihaj me paralajmërim të fortë për Kurtin dhe Abdixhikun
Lajme Qendrore

Nuk kanë alternativë tjetër”, Salihaj me paralajmërim të fortë për Kurtin dhe Abdixhikun

adminBy adminAugust 4, 2026Updated:August 4, 2026No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

NGA: A.SH

Kryeministri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të zhvillojnë një takim të martën, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të qershorit.

Sipas deputetit të LDK-së, Besian Mustafa, takimi do të mbahet në orën 18:00 në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Kurti kishte ftuar në takim edhe Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, por drejtuesit e këtyre dy subjekteve politike vendosën të mos marrin pjesë.

Lidhur me këtë çështje, ish-deputeti i LDK-së, Adem Salihaj, në një prononcim për “Bota sot”, ka vlerësuar se arritja e një marrëveshjeje mes Kurtit dhe Abdixhikut për formimin e institucioneve është e domosdoshme.

Sipas tij, vazhdimi i krizës politike ka dëmtuar Kosovën brenda dhe në raportet ndërkombëtare, ndërsa zgjedhjet e reja do të sillnin pasoja për të gjitha palët.

“Unë mendoj se gjetja e një marrëveshjeje politike për t’i formuar institucionet është veprim shumë i dobishëm dhe duhet përkrahur pa rezervë. Duhet përkrahur daljen nga kriza dyvjeçare, sepse Kosova ka humbur shumë edhe në planin e brendshëm dhe të jashtëm.

Se sa janë seriozë Kurti dhe Abdixhiku në këto bisedime, duhet parë, por unë mendoj se këta të dy nuk kanë alternativë tjetër, sepse shkuarja sërish në zgjedhje do të jetë me pasoja të rënda edhe për ta, edhe për Kosovën.

Kosova gjatë periudhës dyvjeçare të krizës ka humbur dukshëm kredibilitetin para partnerëve ndërkombëtarë, kështu që krizën duhet zgjidhur çdo ditë e më parë”, deklaroi ai për “Bota sot”.

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

August 4, 2026

Moti sot me Diell përvëlues dhe temperatura deri në 38°C

July 31, 2026

Sezon i mbarë në ara, por tregu vazhdon t’i sfidojë prodhuesit vendorë

July 29, 2026
Mos humbni
Kronikë

Shembulli i një 17-vjeçari nga Ferizaji, paratë e gjetura i dorëzoi në polici

By adminAugust 4, 2026

Në stacionin policor në Ferizaj është paraqitur qytetari A. Nuha (17 vjeç), nga fshati…

Po vjen 6 Gushti, momenti për të reflektuar!

August 4, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 14 aktakuza për vepra të ndryshme penale

August 4, 2026

Nuk kanë alternativë tjetër”, Salihaj me paralajmërim të fortë për Kurtin dhe Abdixhikun

August 4, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Shembulli i një 17-vjeçari nga Ferizaji, paratë e gjetura i dorëzoi në polici

August 4, 2026

Po vjen 6 Gushti, momenti për të reflektuar!

August 4, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 14 aktakuza për vepra të ndryshme penale

August 4, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.