Sot moti pritet të jet i paqëndrueshëm në vendin tonë. Paraditja pritet të karakterizohet me intervale me diell dhe vranësira, ndërsa në disa zona mund të ketë rrebeshe të izoluara shiu të shoqëruara me vetëtima.
Në mbrëmje dhe pas mesnate pritet depërtimi i një fronti të ftohtë, që do të sjellë reshje lokale dhe erëra të fuqishme.
Era nga jugperëndimi do të lëvizë me shpejtësi 1–9 m/s.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6 dhe 9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 17 deri në 20 gradë./Gjilani INFO/


