Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Moti sot
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Shtëpia me inati nuk mbahet
  • Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave
  • Një grua nga Vitia ndërron jetë rrugës për në spitalin rajonal të Gjilanit
  • 1,737 gjoba për një muaj në Gjilan – Policia zbulon shkeljet më të shpeshta në trafik
  • Alarm në 24 orët e fundit: 128 aksidente, mbi 2,300 tiketa dhe 22 të arrestuar në Kosovë
  • Prokuroria e Gjilanit me 10 aktakuza: Kanosje, dhunë në familje, drogë, vjedhje dhe rrezikim i trafikut publik
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » AKULLNAJË
Kulturë

AKULLNAJË

adminBy adminFebruary 11, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Shkelzen Halimi
Pas ndarjes sonë atje në udhëkryqin e sheshit, ku skamnorët na kërkonin copëza dashurie, mora trenin që çonte drejt akullnajave të veriut. Ishte një tren pothuaj i çmendur, sepse nuk ndaloi askund. Kur zbrita në stacionin e fundit, pashë se isha udhëtari i vetëm. Në hyrje të shtëpizës së vogël, që me gjasë shërbente për udhëtarët që pritnin nisjen e trenit, lexova mbishkrimin: “Këtu askush s’ju pret”.
Sakaq më kaploi një lemeri dhe shpejtova për t’u kthyer. Por, pashë se treni po ikte po me atë shpejtësi, më të cilin më çoi atje. Midis një acari që më ndrydhi pothuaj deri në vdekje, e kalova një natë të rëndë. Mendova se aty do të jetë fundi im…
Po ç’ndodhi pastaj? – do të thuash.
Pastaj…pastaj…Më mbajti gjallë dëshira e zjarrtë, e cila më shtriu mbi një copë akulli dhe më tërhoqi derisa një rreze dielli ma ngacmoi bebëzën e syrit. Në të vërtetë, nuk jam i sigurt nëse kisha shkuar pranë akullnajave të veriut. Mund të ketë qenë ndonjë ëndërr apo edhe ndonjë fanitje gjatë kllapisë që ma shkaktoi zjarrmia e ftohjes së mushkërive.
Ndonjëherë kur kam ftohtë, e ndjej atë ndrydhje vrasëse dhe mendja më thotë se megjithatë kam qenë atje. Por, çuditërisht, s’ më paraqitet asnjë dëshirë e zjarrtë, së paku për të ikur. Rri në ndonjë skutë të errët të asaj shtëpize ku gjithnjë qëndron mbishkrimi: “këtu askush s’ju pret” dhe ndjej se si një akullnajë zvarritet nëpër trupin tim, që nga këmbët e deri në maje të kokës, duke e shuar zjarrin e dëshirës që ngulmon për të dalë nga vetvetja dhe për të shkuar në strehën time të vetmisë, atje në katin e trembëdhjetë, ku ndjehen përplasjet e zhurmshme të erërave, bashkë me klithmat e skamnorëve, të cilët edhe këtu kërkojnë copëza dashurie. Klithmat e tyre i dëgjoj vetëm unë, sepse u ngjajnë rënkimeve të mija sa herë që mjekët më thonë se është koha për ilaçet që shërojnë mushkëritë dhe frymëmarrjen e rënduar.
Në udhëkryqin e sheshit nuk kam shkuar më asnjëherë, sepse kam frikë se treni i çmendur do t’më çojë sërish drejt akullnajave, ku acari dhe ethet ngrijnë edhe dhimbjen…
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Bungu i Dyzit

August 12, 2026

Bija e Gjilanit

August 4, 2026

Sonte

August 3, 2026
Mos humbni
Lajme Qendrore

Moti sot

By adminAugust 19, 2026

Moti gjatë ditës së sotme në vendin tonë do të jetë me diell dhe…

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Dy aktakuza në Gjilan për “Kanosje” – Prokuroria nis procedurat ndaj dy personave

August 14, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Moti sot

August 19, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026

Shtëpia me inati nuk mbahet

August 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.