Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën
  • Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna
  • Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian
  • Vjedhje në një vilë në Gjilan, vidhet pushkë gjuetie me fishekë
  • U mbajt ligjërata vetëdijesuese “Ndihma e Parë në shkolla” në Gjimnazin “Zenel Hajdini” të Gjilanit
  • Gjilani vazhdon mbështetjen për bizneset përmes granteve të reja
  • Si jetohej në Preshevë gjatë fëmijërisë sime në gjysmën e dytë të shekullit XX?
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Degradimi i parlamentarizmit
Opinione

Degradimi i parlamentarizmit

adminBy adminJanuary 20, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ardian Ndreca

Bertrand Russell rrëfente në nji intervistë të vitit 1952 sesi gjyshja e tij, grue e nji politikani në shenj të Mbretnisë së Bashkueme të shekullit XIX, i ishte drejtue njiherë nji ambasadori të Rusisë cariste, duke i thanë se nji ditë edhe ata mund të kishin parlamentin e tyne. Ambasadori i Carit i ishte përgjigjë flakë për flakë: “Zoti mos e dhashtë zonjë”! Kanë kalue shumë dekada qysh atëherë, shton Russell tek intervista e tij, e përgjigja nga ai krah asht po ajo, vetëm se prej togfjalëshit të masipërm ia kanë heqë fjalën Zot. Sot kanë kalue edhe ma shumë dekada prej intervistës së filozofit anglez dhe përgjigja mbetet po ajo e vitit 1952: i vetmi ndryshim në diskurset e sotme politike janë bekimet e patriarkut të Moskës dhe futja krejt pa vend e fjalës Zot në diskurset agresive e imperialiste të atij krahu.

Gjithsesi, do të ishte humbje kohe për ne me i qa hallet Rusisë, pse sidoqoftë Rusia mbetet nji vend që ka nxjerrë gjeni dhe figura të përmasave botnore që të keqen – ndryshe prej nesh – e kanë përpunue, kundërshtue dhe tejkalue në shumë forma, mjaft me kujtue personalitete si Pavel Florenskij, Mikhail Bulgakov, Aleksandër Solzhenicin, Andrej Saharov, Anna Politkovskaja etj. Ka disa vende si ky i yni që kanë tundimin, tendencën apo mallkimin me e përbuzë demokracinë e edhe atëherë kur janë të detyruem prej rrethanave me e pranue institutin e parlamentit e kthejnë atë menjiherë nga kazermë që ishte nën diktaturë, në nji cirk qesharak plot me kllounë e figura të pakuptimta politike. Gjendja e sotme e parlamentarizmit te ne nuk asht shenj e dobësimit të nji institucioni themelor të sistemit demokratik; ajo dëshmon në mënyrë të qartë arritjet e nji klase politike që gjithnji e ma shumë injoron jetën parlamentare dhe i jep hapsinë vullnetit të plotfuqishëm të “njishit”. Antikët dështimin e institucionit kolegjial, për shembull të senatit romak, e shprehnin me thanjen: “Senatorët janë burra të mirë, senati asht nji kafshë e keqe” (Senatores boni viri, senatus mala bestia)!

Ka diçka të vërtetë këtu, pse senatorët, deputetët të marrun nji nga nji mund të jenë simpatikë e madje edhe të padamshëm, por ajo që ndikon në degradimin e institucionit asht funksionalizmi i tyne personal, të qenit aty të ngarkuem me nji “detyrë” dhe jo konvergjenca në drejtimin e vendit në bazë të nji arsyeje politike. Kjo merr ngjyrime dramatike në jetën parlamentare, ku jo rrallë del në pah mungesa e respektit për pakicën. Nuk mund të jetë qëllim i vetëm i debatit parlamentar frustrimi i pakicës parlamentare me anën e forcës së numrave. Në jetën politike, në nji sistem demokratik, nuk janë numrat ato që kanë fjalën e fundit, por arsyeja politike, e cila duhet të shpaloset me të njejtin rigorozitet logjik edhe prej atyne që e kanë të sigurt fitoren në bazë të përqindjeve. Çdo vendim “bipartizan” në demokraci do ta forconte atë dhe do t’u tregonte të gjithëve se dialektika parlamentare nuk ndërtohet me bazë anmiqsije personale apo partiake, por vetëm me bazë kundërshtie publike. Pikërisht sferës publike duhet t’i nënshtrohen edhe interesat, simpatitë, problematikat e karakterit privat dhe personal.

Nuk asht as urrejtja dhe as dashunia që e çojnë përpara “luftën” parlamentare, por vetëm kundërshtitë dhe respekti, vetëdija se mbas kundërshtarit politik qëndron gjithnji nji person, bashkëpunimi institucional me të cilin duhet të jetë në parim të çdo lëvizje politike që i përmbahet frymës kushtetuese. Forca e numrit nganjiherë komprometohet prej faktit se në fillim qëndron gjithmonë po e njejta zero. Ne këtë gja e kemi provue tashma ma së miri. Në vitin 1936, filozofi Miguel de Unamuno shprehej publikisht para fitimtarëve të radhës: “Keni fitue, por nuk i keni fitue! (Venceréis, pero no convenceréis)! Tri legjislatura mjaftojnë me largue çdo dyshim. Sado zero të rreshtohen në fillim, çdo numër që vjen mbas tyne nuk do ta ketë kurrë vlerën që meriton. /Gazeta “Panorama”/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

UÇK-ja, lufta për çlirim dhe drejtësia

September 29, 2026

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026
Mos humbni
Opinione

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

By adminOctober 7, 2026

Shkruan: Sabri Abdullahu Ka njerëz që njeh për një kohë të gjatë dhe, megjithatë,…

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”fiton Erasmus Charter for Higher Education (ECHE) nga Komisioni Evropian

September 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

Haliti priti në takim kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna

September 30, 2026

Brenda një dite: 2,389 tiketa trafiku të shqiptuara, 23 persona të arrestuar dhe 19 aksidente me të lënduar

September 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.