Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”
  • Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit
  • Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit
  • Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës
  • Vitia po kremton 17 Shkurtin- Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës
  • Nderimi për dëshmorët obligim i përhershëm, angazhimi për ta forcuar dhe zhvilluar vendin mënyra më e mirë për ta çuar përpara amanetin e tyre
  • Kuvendi i Gjilanit ka mbajtur seancë solemne për 18-vjetorin e shpalljes së pavarësisë
  • Përurohet qendra për të moshuarit, kuzhina humanitare dhe bujtina për studentë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Aktivitetet kulturore si “humanitet”
Opinione

Aktivitetet kulturore si “humanitet”

adminBy adminAugust 26, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email
Avni Halimi
Në bazë të analizave sipërfaqësore (sepse analizat e thella janë tepër dëshpëruese) mbi motivin e shqiptarëve të viseve etnike, me theks të veçantë, të Maqedonisë së Veriut, për të themeluar “vatra kulturore”, mund të arrihet fare lehtë te përfundimi: dy janë motivet që “i ngacmonin” shqiptarët që të merren me “aktivitete kulturore” përgjatë kësaj periudhe të tranzicionit postkomunist! E para, t’i gëzohemi lirisë me “kulturë” që na e injektonin të tjerët dhe, e dyta, t’i ndihmojmë të tjerët për të ardhur më lehtë te buxheti i konsoliduar për kulturën e tyre!
Çka do të kenë sot shqiptarët e këtij vndi pasi të përfundojë decentralizimi i tërësishëm i kulturës, i institucioneve nacionale, i objekteve kulturore? Çka do të përfitojnë nga ky decentralizm zonat shqiptare, komunat të cilat, kryesisht janë rurale dhe pa kurrfarë infrastrukture kulturore!
Çka bënë të tjerët? Formuan shoqata të ndryshme, asociacione, zhvilluan industrinë kreative, zhvilluan platforma digjitale kulturore, formuan institucione dhe zinxhirë institucionesh kulturore digjitale (muze, galeri, festivale letrare etj.) Tërë ky angazhim kishte për qëllim ruajtjen e traditës së bashkëpunimit të një “familje më të madhe” të cilën e ndau poltika! Me këtë hap, kultura institucionale po sfidohej nga kultura alternative më e organizuar, më e entuziasmuar, më avangarde dhe më e suksesshme si dhe me financa vetanake që po akumuloheshin nga thithja e fondeve të ndryshme vendore e dërkombëtare. Natyrisht, fondet ndërombëtare ishin të kushtëzuara me përfshirje të artistëve e krijuesve nga më shumë komunitete etnike në kuadër të komunës, shtetet, ndërkohë që buxhet më të madh sillte bashkëpunimi ndërkombëtar i “komuniteteve kulturore”! Janë të bollshëm ata krijues e “organiza kulturorë” të shiptarëve vendorë të cilët shkriheshin nga lezeti duke marrur pjesë nëpër aktivitetet kulturore maqedonase apo ndërkombtare, duke fituar ndonjë mëditje, ndërkohë që “aktivizimi” i tyre sillte buxhet të majmë për asociacionet kulturore maqedonase! Janë të shumtë nga ata krijues e artistë që shërbenin si lidhje me artistë, krijues a asociacione kulturore shqiptare nga Kosova e Shqipëria dhe, në të tilla raste, i vetmi “aktivitet kulturor” i tyre ishte përkthimi nga maqedonishtja në shqip dhe anasjelltas.
Pati edhe nga ato shoqata kulturroe, nga ata krijues e artistë me “dinjitet kombëtar” të cilët, u angazhuan në kulturë vetëm sa për ta marrur atë copë të kekut që u takon shqiptarëve në kulturë!
Pa dyshim, ky ishte motivi, duke mos kuptuar asnjëherë se, me këtë qasje prej lëmoshëtari, shqiptarët vetëm sa po ndikonin që qeveritë nacionaliste maqedonase të shpërfaqeshin si “etni humanitare” që ndihmon kulturimin e një pakice tjetër (e cila në Kushtetutë njihet me emrin “20%”) me të cilën bashkëjetojnë! Sot, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë tri teatro kombëtare (në Shkup, Tetovë dhe Gostivar) si dhe një njësi teatrale në kuadër të një shtëpie për
kulturë (në Kumanovë) dhe, tërë repertoari i tyre vjetor është sa i një teatri nacional maqedonas.
Është çështje më vete ajo se sa këto teatro shqiptare kanë arritur të krijojnë identitet të tyre kombëtar e kulturor!
Shikuar nga ky prizëm, deri më sot askush nuk e tha një fjalë rreth asaj se sa, artistët dhe krijusit shqiptarë, sa shoqata, asociacionet e “aleancat” kulturore, sa manifestimet e festivalet kulturore shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ia dolën që të zhvillohen me identitet e dinjitet, me fuqi të pathyeshme karshi politikave shtetërore për zhvillim kulturor! Kjo fuqi nuk arrihet pa një identitet të fuqishëm kulturor të cilin e mundëson vetëm jeta institucionale kulturore. Nëse jo shteti, atëherë, le të përfundojmë: cila platformë partiake shqiptare e shprehu qartë përcaktimin politik-kombëtar për ta zhvilluar dhe forcuar identitetin kulturor të Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut? Fatkeqësisht, nuk ka! Ato pak “sukese partiake” që janë arritur në këtë aspekt më tepër kanë qenë si marrrëveshje gojore me “partnerët” qeveritare dhe për këto marrëveshje nuk ka asnjë dokument të shkruar, sepse mungon vizioni konkret në letër në të cilën do të thirrej për një marrëveshje me shkrim që do të ngelet si dokumet i dalur nga platforma politike në sferën e kulturës. Gjithnjë nga shqiptarët, në të gjitha sferat është kërkuar pak mirëkuptim, më shumë qasje humane sepse, në të kundërtën, do të shpërthejë nacionlizmi, në rastin konkret, i artistëve dhe krijuesv maqedonasë! Madje, as këtë urrejtje nacioale të segmentve të gjëra maqedonase kundër kulturës shqiptare nuk ditëm kurrë ta kapitalizojmë kulturalisht./GJILANI INFO/
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Me vota të falsifikuara nuk përfaqësohen interesat e qytetarëve

February 14, 2026

Balanca e humbur mes respektit dhe autoritetit

February 13, 2026

NËNA E HEROIT AFRIM ZHITIA NDEROHET NGA KONSULLATA E KOSOVËS NË CYRIH

February 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

By adminFebruary 20, 2026

Gjatë 24 orëve, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin…

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026

Kamenicë:Nderohen dëshmorët në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës

February 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Është ngritur një aktakuzë kundër një personi për “ vjedhje shërbimesh”

February 20, 2026

Hetohet rasti i vjedhjës së stolive të arit dhe dy armëve në Llashticë të Gjilanit

February 20, 2026

Janë shqiptuar 1439 gjoba në trafik për një javë në Rajonin e Gjilanit

February 20, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.