Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!
  • Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti
  • Kthimi i dashurisë
  • Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?
  • Mbahet manifestimi tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2026”
  • Kur profesorët universitarë bëhen edhe tregtarë!
  • Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!
  • Drejtori Shabani takon zv. komandantin e FSK-së në Gjilan
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Ky është numri i bashkatdhetarëve që janë regjistruar deri tani
Diasporë

Ky është numri i bashkatdhetarëve që janë regjistruar deri tani

adminBy adminAugust 10, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Afati për regjistrimin e diasporës është i hapur deri më 31 gusht

Në raportin e fundit sa i përket procesit të regjistrimit të popullsisë janë regjistruar mbi 600 mijë qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës. Megjithatë, regjistrimi për këtë pjesë është i hapur deri më 31 gusht.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, derisa thekson rëndësinë e këtij procesi për qytetarët me nënshtetësi kosovare, paralajmëron penalizime ligjore për ata që nuk regjistrohen.

Thirrje në këtë drejtim për diasporën kanë bërë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, të cilët kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët e diasporës të shfrytëzojnë këtë të drejtë.

Ndërsa, Kastrati përmendi se rreth 1.2 milionë kosovarë jetojnë jashtë vendit, duke shtuar se regjistrimi synon të krijojë një bazë të dhënash të saktë për ta.

“Të dhënat aktuale që i kemi rreth 600 mijë persona që jetojnë jashtë Kosovës, janë regjistruar në dy data baza, sepse ka qenë mënyra përmes të afërmeve, ekonomi familjare dhe sistemit online. Regjistrimi i diasporës do të zgjasë deri më 31 gusht dhe regjistrimi i diasporës është obligim ligjor për qytetarët që kanë nënshtetësi të Kosovës, përndryshe edhe ata penalizohen në bazë të ligjit nëse nuk regjistrohen. Është një e mirë edhe për ata, me ditë shteti i Kosovës që jetojnë diku, jetojnë e punojnë, dhe është krejtësisht online.

Po flasim për diasporën e re nga vitet e 70-ta, por jo edhe diasporën që ka shkuar përpara në Turqi apo Amerikë, apo vende të tjera, sepse është shumë e madhe ajo, dhe nuk kanë një obligim qytetar apo ligjor, ata që kanë shkuar që 4-5 gjenerata, obligim qytetar mund të kenë, por obligim ligjor ndoshta jo…Pa këtë pjesë vlerësojmë se si statistikë është rreth 1.2 milionë që janë jashtë Kosovës, që njihen si diasporë…Rreth 600 mijë qytetarë janë regjistruar në dy aplikacionet…por, nuk e kemi një numër të saktë të diasporës”, thotë Kastrati.

Ndërsa, ka ende qytetarë që nuk janë regjistruar në procesin e regjistrimit të popullsisë të cilët jetojnë në diasporë. Disa prej tyre kanë thënë për KosovaPress se nuk janë të interesuar shumë për këtë proces.

Bashkatdhetari i quajtur Adi, i cili jeton në Gjermani, thotë se ndonëse kjo temë është në diskutim ende me familje, nuk kanë marrë vendosur ende që të regjistrohen.

“Nuk jam interesuar shumë për këto gjëra. Më herët e patëm këtë temë me prindin, por ende nuk e kemi marrë vendimin si t’ia bëjmë dhe çka të bëjmë. Ende nuk e dimë saktë si t’ia bëjmë”, thotë ai.

Edhe qytetari tjetër i cili jeton jashtë vendit, Besart Gashi thotë se ende nuk është regjistruar, derisa shton se nuk ka qenë i informuar për mundësinë që të regjistrohet online.

“Nuk jam regjistruar…Jo se kam ditë (për mundësinë të regjistrohem në platformën online)”, thotë Gashi.

Ndërsa, kryeministri i vendit, Albin Kurti derisa ka renditur disa arsyeje që të njëjtit duhet të regjistrohen në këtë proces, ka bërë thirrje edhe ndërmarrësve që të investojnë në Kosovë, pasi siç thotë ai, “Kosova po zhvillohet dhe po përparon, dhe kjo mund të rritet edhe më tej”.

“Regjistrimi online i mërgatës po vazhdon, është i hapur deri në fund të muajit gusht. Ju bëjë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve tonë të dashur që patjetër të regjistrohen ata të cilët tashmë nuk e kanë bërë këtë gjë. Tash kemi rritje ekonomike dhe stabilitet institucional, progres shoqëror me qeverisje të mirë, sundim të ligjit e shtrirje të sovranitetit, lëvizje të lirë e pa viza për shumë vende. Këto janë arsyeje jo vetëm për të qëndruar në Kosovë, por edhe për t’u kthyer në atdhe. Andaj, ju bëjë thirrje të vazhdoni të regjistroheni, ejani përsëri për pushime verore në Kosovë, ejani edhe për pushime jashtë stinës së verës, ejani dhe për punë, e kthehuni në vendlindjen tuaj në Kosovën tuaj të dashur. Juve që jeni ndërmarrës ju themi investoni që të fitoni, sepse Kosova po zhvillohet e po përparon, bashkëatdhetarët janë pjesë e këtij suksesi dhe bashkë mund të rrisim edhe më tej”, thotë Kurti.

Në regjistrimin e fundit të mbajtur këtë vit, Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Rexhepi: Serbia bllokon fondet e Kosovës, nxënësit e Luginës mbesin pa libra

April 30, 2026

Padia për pasivizimin e adresave në Gjykatën Evropiane, hap drejt kërkimit të drejtësisë për qytetarët

March 2, 2026

Si u zhduk identiteti shqiptar në Vranjë pas vitit 1878

February 13, 2026
Mos humbni
Opinione

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

By adminApril 30, 2026

Shkruan: Selajdin Abdullahu Në Republikën e Kosovës, demokracia ka zbuluar një funksion të ri:…

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026

Kosova ende nuk e di kundërshtarin, çfarë ndodhi me Poloninë?

April 30, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Republika në udhëkryq: Kur presidenti nuk zgjidhet dhe zgjedhjet bëhen serial!

April 30, 2026

Shënohet Java Botërore e Imunizimit në Viti

April 30, 2026

Kthimi i dashurisë

April 30, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.