Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

November 24, 2026

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171
  • Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve
  • Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë
  • Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë
  • Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm
  • Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » 320 raste të reja me kancer brenda dy muajve
Shendetesi

320 raste të reja me kancer brenda dy muajve

adminBy adminMarch 30, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

320 raste të reja me kancer janë shënuar gjatë muajit janar dhe shkurt të këtij viti në Kosovë, ka bërë të ditur drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi.

Ai thotë se krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i rasteve është rritur për mbi 10 për qind. Derisa kanceri i gjirit vazhdon të dominojë te gratë, te burrat është ai i mushkërive.

Kurtishi ka bërë të ditur se numri i rasteve të reja me kancer është trend në rritje, derisa potencoi se pritet që në fillim të muajit maj të përfundojnë renovimet e kësaj klinike.

“Viti 2024 për janar-shkurt në Klinikën e Onkologjisë janë regjistruar 320 pacientë të me kancer të llojeve të ndryshme dominon prapë si vitin e kaluar me kancerin e gjirit dhe është një numër më i madh se i viteve paraprake dhe njëjtë të meshkujt dominon kanceri i mushkërive kurse menjëherë pas këtyre dy grupeve janë tumoret e zorrëve së trashë dhe tumoret malinjë të organeve gjenitale të femrave. Mosha akoma dominon mbi 50 vjet, pra numri i pacientëve është mbi moshën 50 vjeçare ajo që është problematike në Kosovë dhe vazhdon të mbetet është se kemi raste ndër moshën 50 vjeçare ku sëmundja është me stade të avancuara dhe kur pacientët lajmërohen vonë për me marrë trajtimin adekuat”, thotë Kurtishi.

Për Kurtishin shqetësuese mbetet fakti që mbi 50 për qind e rasteve me kancer që lajmërohen në klinikë për herë të parë, janë në stade të avancuara të sëmundjes.

“Me thënë të drejtën pasi që sot me kancer të gjirit ne i identifikojmë dhe i kemi identifikuar vitin 2023 rreth 50 për qind të rasteve në stadin e parë dhe të dytë kjo fal një përkushtimi të madh edhe të stafit të Onkologjisë por edhe shoqatave joqeveritare që merren me intervenim dhe ngritjen e vetëdijes e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit të cilët kanë sensibilizuar në masë të madhe femrat në Kosovë dhe kanë sensibilizuar në bërjen e mamografive dhe ultrazërit sidomos te femrat pas moshës 40 vjeçare por kjo nuk mjafton, duhet të bëhet edhe më shumë dhe shpresojmë se këtë vit ose vitin tjetër nëse fillohet me programet nacionale të skeningut ne mund të i gjejmë sëmundjet e gjirit dhe sëmundjet e tjera të cilat do të jenë në stade shumë më të hershme kur mjekimi do të jetë shumë i mirë”, deklaroi Kurtishi.

Ai ka treguar se në fillim të muajit maj pritet që të përfundojnë punimet në Klinikën e Onkologjisë, duke thënë se do të ketë zgjerim të kapaciteteve, duke përfshirë dyfishimin e numrit të shtretërve.

“Sipas punëkryesit ai gati është në përfundim të punëve të veta në afat rekord, afat më të shpejtë se sa është planifikuar dhe klinika sipas MSH-së dhe ShSKUK-së, pra sipas udhëheqësve të projektit do të ketë gati në fillim të muajit maj dhe jemi në procedura të furnizimit të klinikës ose pajisjes me inventar ose pjesë tjera përcjellëse dhe mendoj që sapo të sillen këto pajisje këto pjesë përbërëse e klinikës ose inventar do jetë një klinikë shumë e mirë me hapësira të reja dhe ne kemi dyfishuar kapacitetet e klinikës pra nga 45 shtretër do të kemi rreth 100 shtretër me të cilët pacientët do të marrin shërbime onkologjike gjatë 24 orëve dhe kjo do ta lehtësojë shumë punën sidomos stafit të klinikës së onkologjisë por në të njëjtën kohë më e përshtatshme për marrjen e terapisë edhe për pacientët”, u shpreh Kurtishi./eo/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026

Shënohet java botërore të diabetit në Viti

November 17, 2026

9 mënyra për të ulur tensionin e gjakut brenda një muaji

November 16, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

By adminNovember 24, 2026

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, e cila po zhvillohet nga 23 deri…

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026

Përfitues plugjesh 14 fermerë të Vitisë

November 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

UKZ zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Arel University në Stamboll, nënshkruhet marrëveshje e re Erasmus+ KA171

November 24, 2026

Dardanapress ka mbajtur fushatën vetëdijesuese për edukimin dhe fuqizimin e grave dhe të rinjve

November 24, 2026

Pensionohet infermierja Lirije Hyseni, punoi 45 vite me përkushtim, përgjegjësi dhe humanizëm të lartë

November 24, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.