Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit

May 18, 2026

Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti

May 18, 2026

Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”

May 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit
  • Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti
  • Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”
  • Ambasadorja e NDI-së, Nancy Soderberg është pritur nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti
  • Kuvendarët e Kuvendit Komunal në Gjilan kanë diskutuar për raportin financiar janar-mars 2026
  • Për 24 orët e fundit 37 aksidente trafiku dhe 1940 gjobitje për shkelje të rregullave në komunikacion
  • Moti me diell gjatë ditës së sotme
  • Ecje përkujtimore në Koshare, për heroin Agim Ramadani – Katana dhe për të gjithë dëshmorët
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»24 vjet nga eksodi i madh në Bllacë (pamje)
Lajme Qendrore

24 vjet nga eksodi i madh në Bllacë (pamje)

adminBy adminApril 10, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sot shënohet 24-vjetori i eksodit të shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999 ata janë detyruar nga forcat serbe të shpërnguleshin në Maqedoni.

Për ta shënuar këtë ditë, sot në Qendrën Përkujtimore Bllacë në Han të Elezit, duke nisur nga ora 10:00, do të mbahet manifestimi përkujtimor “Eksodi Bllaca 99”, me ç’rast, Shoqata për Kthimin e Shqiptareve te Shpërngulur nga Trojet e Veta do të ndajë çmimin “Hasan Prishtina” për 24 komuna, bashkësi lokale, shoqata humanitare, organizata joqeveritare e mediume nga RMV, që kanë ndihmuar refugjatët kosovarë gjatë kohës së luftës të vitit 1998-99.

Gjithashtu në Bllacë, fotografi Asllan Krasniqit do të nxjerrë nga arkivi i tij për herë të parë pas 24 vitesh, dhe do të hapë ekspozitë me 24 fotografi të “Eksodit’99 në Bllacë, Stenkoc dhe Çegran”.

Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kanë kaluar kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

Ata kanë qenë fëmijë, gra dhe të moshuar, të dhunuar, të torturuar dhe të masakruar.

Eksodi, apo dëbimi shqiptarëve me dhunë nga vatrat e tyre, ka arritur kulmin pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër pikave ushtarake dhe policore të ish-Jugosllavisë (Serbisë dhe Malit të Zi), transmeton KosovaPress.

Para dy vitesh, për të kujtuar ditët e shpërnguljes më dhunë të shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe vuajtjet e tyre nga regjimi serb në Qendrën Përkujtimore “Bllaca ‘99” në Han të Elezit është inauguruar monumenti “Muri i Kujtesës” si dhe parku “Hasan Prishtina”.

Monumenti “Muri i Kujtesës” është një mozaik që simbolizon sakrificën e nënës shqiptare, bashkë me emrat e disa prej personaliteteve të shquara botërore që kontribuuan në çlirimin e Kosovës, një vepër kjo artistike-monumentale që shpreh më së miri kujtimin dhe respektin për të gjithë ata që sollën lirinë dhe pavarësinë e shumëpritur.

Eksodi i shqiptarëve shënohet edhe në Kukës, çdo 16 prill.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti me diell gjatë ditës së sotme

May 18, 2026

Moti sot

May 17, 2026

Dita sot me diell dhe vranësira

May 14, 2026
Mos humbni
Shendetesi

Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit

By adminMay 18, 2026

Me mbështetjen e menaxhmentit të QKMF “Dr. Nagip Rexhepi”, është mbajtur një aktivitet sensibilizues me…

Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti

May 18, 2026

Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”

May 18, 2026

Ambasadorja e NDI-së, Nancy Soderberg është pritur nga kryetari i Vitisë, Sokol Haliti

May 18, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Aktivitet sensibilizues në Gjilan për Ditën Botërore të Hipertensionit

May 18, 2026

Shënohet Dita Botërore e Hipertensionit në Viti

May 18, 2026

Viti: Mirëpritet organizimi i debatit mbi politika ,“Fuqia në partneritet-Dialogu në veprim”

May 18, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.