Author: admin

Për artin bashkëkohor është disktuar me artistin e njohur bashkëkohor Sislej Xhafa në Galerinë e Arteve në Gjilan. Kryetari i Komunës së Gjilanit, tha e se kanë për obligim dhe detyrë që të mbështesin artin e kulturën dhe tëkrijojnë hapësirë të mjaftueshme. Alban Hyseni, kërkoi nga Xhafa qê të ndihmoi artistët e rinjë që të rrugetojnë me arritjet e tyre dhe promovimin në Evropë e më gjerë. Kushtrim Zeqiri, drejtor për Kulturë, Rini e Sport i Komunës së Gjilanit, tha se janë mbledhur për një ngjarje shumë të rëndësishme për të diskutuar rreth artit bashkëkohor, një temë që na…

Read More

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku janë liruar sot nga akuza për krime lufte. Kjo u bë e ditur gjatë një seance të mbajtur të enjten në Gjykata Themelore në Prishtinë. Selimi dhe Demaku janë liruar në mungesë të provave. Trupi Gjykues gjatë leximit të vendimit thanë se s’kanë arritur t’i vërtetojnë pretendimet e Prokurorisë dhe në mungesë të provave i ka liruar nga aktakuza. Lajmin për Telegrafin e konfirmuan nga Gjykata Themelore. “Të akuzuarit janë liruar nga akuza pasi nuk është vërtetuar nga gjykata se të njëjtit kanë kryer veprën penale për të cilën janë ngarkuar nga PSRK”, tha…

Read More

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë, të Kampionatit Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Kampionia olimpike në finale mposhti xhudisten italiane, Odette Giuffrida me waza-ari. Krasniqi pati performancë fantastike, duke i fituar një nga një përballjet e saja. Xhudistja pejane në gjysmëfinale e mposhti spanjollen Ariane Toro Soler për ta siguruar së paku medaljen e argjendtë, por që do ta kërkojë edhe të artën në finale gjithsesi. Paraprakisht, xhudistja pejane e eliminoi kroaten Ana Viktorija në çerekfinale për t’u plasuar në mesin e katër më…

Read More

Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj sot bashkë me përfituesit e subvencioneve për sport dhe OJQ, kanë nënshkruar kontratat. Kryetari Rahimaj ka thënë se mbështetja e klubeve sportive dhe organizatave të shoqërisë civile do të vazhdojë, duke thënë se po bëjnë përpjekje që shuma e ndarë të jetë edhe më e lartë si dhe të gjejnë edhe forma të tjera se si Komuna e Kamenicës mund të përkrah sportin e sektorin e OJQ-ve. Ai gjithashtu i ka falënderuar ata për kontributin e dhënë deri më tani, duke uruar që edhe ky vit të jetë i mbushur me suksese./GJILANI INFO/

Read More

Sot në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë është dhënë shfaqja për fëmijë ‘Kuvendi i Kafshëve”, shfaqje kjo e cila është punuar nga Teatri ‘Kaqurrelat”. Kjo shfaqje është punuar me regji të Shaqir Bejtës. Shfaqja në fjalë gjithashtu është pjesë e Festivalit të Teatrove i cili po mbahet në Kamenicë tash e katër ditë./GJILANI INFO/

Read More

Kanë nisur punimet në ndêrtimin e parkut në lagjen Iliria në Gjilan. I pari i komunës, i shoqëruar nga disa këshilltarë komunalë kanë inspektuar punimet që po zhvillohen. “Xhepat e gjelbër ishin premtimi ynë që po përmbushen”, tha kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni. Mê tej ai shtoi se pas parkut Banja, atij Urban, në Miresh, në Demiraj, tani në jetësim e sipër edhe ai në lagjen Iliria. Kryetari Hyseni, tregoi se ndërsa punimet kanë filluar edhe në Shillovë nga ku shpejt publikohen edhe pamjet!/GJILANI INFO/

Read More

Gjyqtari Azizi sot ka arritur moshën e pensionimit, pas një periudhe prej 21 vjetësh shërbim në sistemit gjyqësor. Ai punoi si gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore Gjilan. Me datë 17.04.2018 është zgjedhur kryetar i Gjykatë Themelore në Gjilan detyrë, të cilën e ka ushtruar për katër vite. Më herët ka punuar edhe në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal dhe Departamentin për të Mitur. Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1983, ndërsa provimin e Jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002. Sistemit gjyqësor Azizi i’u bashkua në vitin 2003, kur ka…

Read More

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, është mbajtur një ligjëratë me studentët për dezinformatat dhe verifikimin e fakteve. Ligjërata është mbajtur në kuadër të projektit “’Fuqizimi i integritetit të mediave: Promovimi i verifikimit të fakteve dhe luftimi i dezinformimit në Kosovë”, që financohet nga Bashkimi Evropian, CFI dhe implemetohet nga Internews Kosova. Në ligjëratën, ku të pranishëm ishin edhe profesorë universitarë, pati interesim sidomos rreth  ndikimit të madh  të dezinformatave që përhapën lehtë nëpërmjet rrjeteve sociale, ku kryesisht qasen të rinjtë.  Njëherësh gjatë ligjëratës u potencua nevoja sa më e madhe e edukimit medial për të parandaluar shpërndarjen…

Read More

Drejtoria Komunale e Arsimit në Komunën e Kamenicës ka organizuar një test për maturantët me qëllim testimin e njohurive të tyre rreth Bashkimit Europian si dhe vendeve që janë pjesë e tij. Nxënësit e dalluar që do të dalin me rezultate të larta, do të kenë mundësinë që të vizitojnë vendet e Bashkimit Europian, udhëtim ky që do të financohet nga Komuna e Kamenicës. Vizita në fjalë përpos që do të jetë diçka e re për nxënësit, ata do të kenë edhe mundësinë të mësojnë më shumë rreth vendeve që do të vizitojnë si dhe Bashkimit Europian si përbërje./GJILANI INFO/

Read More

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës. Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, Komandanti i Policisë në Kamenicë, Florim Klaiqi, OJQ dhe të tjerë. Në rend dite për diskutim ishin këto pika: 1.Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; 2.Paraqitja e gjendjes aktuale në komunë. Raport për gjendjen e sigurisë në Komunën e Kamenicës; 3. Kodi i Etikës, personeli mjekësor – sjellja e mjekëve dhe asistentëve nëpër institucione dhe ordinanca mjekësore – gjendja me barna dhe material esenciale në QKMF, QMF, AMF; 4. Të ndryshme. Mbledhjen e hapi…

Read More