Aktivitetet elektorale të Lëvizjes Vetëvendosje, Qendra në Gjilan, për zgjedhjet e 7 Qershorit kanë vazhduar mbrëmë në Zhegër të Gjilanit.
“Në Zhegër, pritja ishte e përzemërt e vullneti i madh në përkrahje të Lëvizjes dhe kandidatëve tanë. Programin, zotimet dhe thirrjen për mobilizim në çdo familje, i përcollën kandidatët e Lëvizjes në tubimin e mbajtur sot me banorët e fshatit. Zhegra më 7 qershor, rreshtohet krah shtetit për krejt”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.


