Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave
  • Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin
  • Sonte më prit
  • Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë
  • Është apo nuk është BE – ja, për respektimin e Ligjit në Kosovë?
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon pesë persona dhe ngre pesë aktakuza ndaj shtatë të dyshuarve
  • Policia e Gjilanit ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planit operativ “Vera 2026”
  • Policia e Kosovës: 58 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve të fundit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Urimi i kreut të KBI-së, Naim Aliu, me rastin e Fitër Bajramit
Lajme Lokale

Urimi i kreut të KBI-së, Naim Aliu, me rastin e Fitër Bajramit

adminBy adminMay 1, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Të nderuar vëllezër dhe motra!

Nesër, më 02 Maj 2022 është dita e parë e Fitër-Bajramit, ndaj me këtë rast, kam kënaqësinë që në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjilan dhe në emrin tim personal, t’i përgëzojë të gjithë besimtarët për përmbushjen e njërit prej obligimeve  kryesore të fesë islame, dhe t’ua uroj Fitër – Bajramin, duke e lutur Allahun e Madhërishëm që të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji në shenjë respekti ndaj Krijuesit Fuqiplotë.

Muhamedi a.s. thotë: “Kush agjëron Ramazanin me besim dhe vetëllogaritje të sinqertë do t’i falet tërë çka ka gabuar më parë “

Festa e Fitër – Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Krijuesit tëgjithësisë, të cilin besimtarët me të madhe e shprehën  edhe gjatë muajit të madhëruar të Ramazanit. Na bashkoi adhurimi ndaj Zotit, bamirësia, mirëkuptimi, zeqati e sadakaja, si dhe solidariteti dhe për kujdesja ndaj të varfërve, ndaj nesër krenarë e ballëhapur e festojmë Fitër- Bajramin.

Le të frymëzohemi edhe me këtë rast, nga këto momente më të bukura për besimtarin ngase ai sot përfundon agjërimin e muajit të Ramazanit me se kryen një obligim që i ka caktuar Zoti, dhe me të drejtë pret të shijoj begatitë që ka dhuruar i Madhi Zot për njeriun, ndaj duhet vazhduar me vepra të mira, në mënyrë që Zoti të jetë i kënaqur me veprat tona, ngase të gjithë bashkë  jemi përgjegjës para Zotit për veprat tona.

Të nderuar qytetarë !    vëllezër e motra !

Kurani mbështet konceptet e moralit,dashurisë e mëshirës, përkushtimit e sakrificës , tolerancës dhe paqes, besimtari i pajisur me këto virtyte përhap  dashuri,  respekt, harmoni e kënaqësit e të gjithë njerëzit që janë të prirë të punojnë vepra të mira.

Islami nëpërmjet agjërimit dhe adhurimeve të tjera i ka pastruar shpirtrat e njerëzve nga urrejtja e xhelozia, i ka dëlirësuar nga egoizmi pangopësia e koprracia duke i udhëzuar ne respekt ndaj njëri tjetrit, në ngritjen e një shoqërie humane,në të cilën gjykon dashuria hyjnore, e ngritur mbi principe të fuqishme të drejtësisë, bamirësisë e mëshirës. Nisur nga këto parime unë ju porosis të gjithëve që të shtrini dorën e ndihmës ndaj skamnorëve,  jetimëve dhe të gjithë atyre që janë ne nevojë.

Ashtu si ishim të bashkuar, human e të dinjitetshëm, tolerant e të disiplinuar gjatë muajit të agjërimit, ashtu duhet të jemi bashkë e unik gjithëherë për të çuar përpara vendin tonë atje ku synojmë të gjithë.

Në fund më lejoni që edhe një herë t’ua uroj nga zemra Fitër- Bajramin të gjithë vëllezërve e motrave tona, kudo që gjenden.

Me fat ju qoftë festa Fitër- Bajrami!

Këshilli i Bashkësisë islame  –  Gjilani

Kryetari: Naim Aliu

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamenicë: Vazhdon shpërndarja e pakove Baby Box nga Komuna edhe për 13 familje përfituese

July 16, 2026

Dardanapress ka mbajtur debatin: “Diskutimi lidhur me sfidat dhe zbatimin e Rregulloreve Komunale”

July 14, 2026

Islam Osmani: Lamtumirë, miku dhe kolegu ynë i dashur, Nexhmedin Ymeri

July 14, 2026
Mos humbni
Kronikë

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

By adminJuly 28, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se gjatë periudhës së fundit ka ngritur gjashtë…

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026

Takim me Profesorin Musa Musliu – pishtarin e dijes dhe i atdhedashurisë

July 24, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngitur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave

July 28, 2026

Gjilan: Kapet me hashash pas mesnate, policia arreston të dyshuarin

July 28, 2026

Sonte më prit

July 28, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.