Janë shqiptuar 2 mijë e 80 tiketa gjobitëse për ngasësit e automjeteve në trafik të cilët nuk kanë respektuar ligjin dhe rregullat e trafikut rrugor në 24 orët e fundit.
Policia ka njoftuar edhe për 76 aksidente trafiku, të cilat kanë ndodhur gjatë të njëjtës periudhë kohore.
Sipas sajë, nga numri i përgjithëshëm i tyre, 29 janë evidentuar me lëndime si dhe 47 tjerat me dëme materiale, transmeton GJILANI INFO.
Ndërkaq, janë arrestuar 25 persona, prej tyre 14 syresh janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /GJILANI INFO/