Policia e Kosovës ka vazhduar me zbatimin e rregullave në trafik dhe brenda një dite ka shqiptuar jo më pas se 2 mijë e 437 gjoba trafiku.
Sipas raportit të policisë prej 24 orësh thuhet se janë shënuar 2 aksidente trafiku me fatalitet, ndërsa janë regjistruar 27 aksidente me të lënduar dhe 44 të tjera me dëme materiale.
Ndërkaq, janë arrestuar 15 persona, 7 janë dërguar në mbajtje, 3 të tjerë janë ndaluar, kurse 1 përson është dërguar në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/