Policia e vendit tonë ka shqiptuar 2 mijë e 150 gjoba për kundërvajtje në trafikun brenda 24 orëve të fundit.
Për këtë periudhë kohore janë raportuar 46 aksidente trafiku me dëme material dhe 37 aksidente trafiku të cilat kanë përfunduar me persona të lënduar.
Ndërkaq në 24 orëshin e fundit nga Policia e Kosovës janë arrestuar 16 persona, 7 janë dërguar në mbajtje si dhe 2 persona janë në vuajtje të dënimit./GJILANI INFO/


