Është shoqëruar për në stacionin policor një person i dyshuar nga Livoçi Poshtën, pasi që kishte shtënë disa herë me pistoletë, ka njoftuar sot policia.
Autoritet zyrtare policore kanë bërë me dije se nga i dyshuari është sekuestruar pistoleta me 11 fishekë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt./GJILANI INFO/