“Katër meshkuj dhe një femër janë ndaluar në Ranilluk nga autoritetet policore kosovare, nën dyshimin se me veturë kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë”, kanë bërë me dije autoritetet policore të vendit.
Të njejtit janë intervistuar nga policia e pastaj me vendim të prokurorit janë liruar, rast ky i cili do të trajtohet në procedurë të rregullt, thuhet për rastin./GJILANI INFO/


