Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova, të cilët po qëndrojnë në Viti në kuadër të manifestimit letrar.
Gjatë këtij takimi, Sadije Aliti nga kjo shoqatë falenderoi kryetarin Haliti për mikpritjen dhe bashkëpunimin. Me këtë rast, ajo i ndau kryetarit Haliti një mirënjohje për kontributin e çmueshëm në përkrahje të artit letrar dhe veprimtarive kulturore shqiptare.
Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga Shoqata e Shkrimtarëve “Ramadan Musliu”, Viti, në krye me Fadil Abazin.
Nga ana e tij, kryetari Haliti ndau mirënjohje për përfaqësuesit e shoqatës nga Tetova, duke vlerësuar lart angazhimin e tyre në promovimin e kulturës dhe forcimin e bashkëpunimit ndërshqiptar.
Gjatë bashkëbisedimit u theksua rëndësia e vazhdimit të bashkëpunimit në projekte të përbashkëta kulturore dhe letrare në të ardhmen./Gjilani INFO/










