Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Haga nuk është mbi sovranitetin e Kosovës!

November 11, 2026

Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

November 11, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Haga nuk është mbi sovranitetin e Kosovës!
  • Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave
  • Unë do të vij!
  • Brenda një dite 36 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë tiketa gjobiëse në Kosovë
  • Dhimbje në familjen Abazi, 24-vjeçari Adrian Abazi ndahet nga jeta në Gjermani
  • Arrestohet një person në Kamenicë, dyshohet se premtoi termine për viza pune në Gjermani, ua mori nga 1,200 euro tre personave
  • Në Koretin të Kamenicës konfiskohet një armë zjarri me 18 fishekë
  • Prokuroria në Gjilan ndalon një person dhe ngre tri aktakuza për tri vepra penale
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Rrëfimi për trupat e gjetur në kamionin ngrirës në Danub, Kurti në Vjenë: Nuk do t’i harrojmë kurrë 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës nga regjimi i Serbisë
Lajme Qendrore

Rrëfimi për trupat e gjetur në kamionin ngrirës në Danub, Kurti në Vjenë: Nuk do t’i harrojmë kurrë 1133 fëmijët e vrarë gjatë luftës nga regjimi i Serbisë

adminBy adminJanuary 14, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryeministri i vendit, Albin Kurti të enjten ka qëndruar për vizitë në Austri, ndërsa është pritur nga kancelari austriak Karl Nehammer, ndërkaq në orët e mbrëmjes kreu i ekzekutivit të Kosovës ka mbajtur një fjalim me temë “Ballkani Perëndimor: Një pjesë qendrore për paqen e qëndrueshme në Evropë”, që ishte organizuar nga Akademia Diplomatike e Vjenës, Instituti Austriak për Politika Evropiane dhe të Sigurisë, si dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri.

Kurti në këtë fjalim ka folur për krimet e Serbisë në Kosovë, ndërsa ka përmendur rastin kur në Serbi, në lumin Danub është gjetur një kamion ngrirës, në të cilën kanë gjetur 86 trupa në mesin e të cilëve edhe të një vajze 7-vjeçare.

Para të pranishmëve, Kurti tha 7-vjeçarja dhe të tjerët u vranë dhe janë futur në kamion ngrirës, ndërsa pasi janë zhvendosur në tjetër kamion dhe ende nuk dihet se ku janë dërguar.

Ai më tej tha se Kosova kurrë nuk do t’i harrojë 1133 fëmijët që u vranë nga Serbia gjatë viteve 1998-99.

Lexoni të plotë pjesën e fjalimit të Kurtit, ku flet për rastin e shqiptarëve të vrarë, trupat e të cilëve janë gjetur në lumin Danub në Serbi, afër fshatit Tekija.

“Në Serbi, në lumin Danub, afër fshatit Tekija, një peshkatar vëren një objekt që noton mbi ujë. Është një copë kamioni. Thërret një zhytës dhe në fund të lumit gjejnë një kamion ngrirës të thertores. Ndërsa nxjerrin kamionin nga uji, këmbë të njerëzve fillojnë të bien nga pjesa e pasme e kamionit. Hapin dyert dhe brenda gjejnë 86 trupa, dhe tre koka.

Mes tyre është edhe trupi i një vajze të vogël vetëm 7-vjeçare. Ndërsa kontrollonin gjërat e saj, ata gjejnë çantën e saj të shkollës. Brenda çantës është një fletore e UNICEF-it, lapsa me ngjyra dhe një kukull e vogël. Në fletore kishte vizatime të shtëpive dhe luleve.

Ajo u vra në Kosovë, u fut në kamionin ngrirës të thertores dhe u fundos në fund të lumit. Pasi e gjetën, së bashku me trupat e tjerë e ngarkuan në një kamion tjetër. Sot e kësaj dite nuk e dimë se ku i dërguan ata trupa. Ne nuk e dimë emrin e vajzës, si dukej ajo dhe kush janë prindërit e saj. Ajo është në mesin e 1617 personave të zhdukur me forcë.

Ndërsa ne e dimë se ajo nuk do të kthehet më te shtëpia dhe te lulet që ka pikturuar, nuk do t’i shohim kurrë me të, ne do ta tregojmë gjithmonë historinë e saj dhe nuk do të ndalemi kurrë derisa të dihet fati i saj. Dhe ne do ta kujtojmë gjithmonë atë dhe 1133 fëmijët që u vranë nga Serbia gjatë viteve 1998-99”. /Telegrafi/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

October 28, 2026

Moti sot në Kosovë

October 26, 2026

Moti sot me intervale me diell, vranësira dhe mundësi për reshje shiu

October 23, 2026
Mos humbni
Opinione

Haga nuk është mbi sovranitetin e Kosovës!

By adminNovember 11, 2026

Shkruan: Isuf B.Bajrami Trendafilova dhe West duhet ta kuptojnë se mandati gjyqësor nuk është…

Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

November 11, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026

Brenda një dite 36 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë tiketa gjobiëse në Kosovë

November 11, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Haga nuk është mbi sovranitetin e Kosovës!

November 11, 2026

Kombëtarja në përballjen me Finlandën, bilanci flet për skuadrën skandinave

November 11, 2026

Unë do të vij!

November 11, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.