Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm

November 24, 2026

Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit

November 24, 2026

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm
  • Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit
  • Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim
  • Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
  • Më 22 nëntor do të mbahet mbledhje përkujtuese në kujtim të jetës dhe veprës së Nijazi Ramadanit
  • Në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta të Prof. dr. Xhavit Ahmetit u vunë buqeta lulesh pranë bustit të tij
  • Flamuri është ai që na bashkon : nga Kruja në Lezhë, nga Vlora te Adem Jashari në Kosovë e deri në Tiranë!
  • Shqiptohen 1,606 tiketa trafiku, regjistrohen 67 aksidente dhe arrestohen 18 persona për 24 orë në Kosovë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Romani në gjermanisht i Zamfinës, një histori prekëse nga lufta në Kosovë
Diasporë

Romani në gjermanisht i Zamfinës, një histori prekëse nga lufta në Kosovë

adminBy adminJanuary 20, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Autorja e re Zamfina Rexhaj bën realitet ëndrrën me botimin e librit të saj të parë “Gefangen zwischen Zukunft und Vergangenheit”

Me vetëm 25 vjet, shkrimtarja në ngritje Zamfina Rexhaj ka arritur një hap të rëndësishëm: botimin e librit të saj të parë, me titullin “Gefangen zwischen Zukunft und Vergangenheit” (“E kapur në mes të ardhmes dhe të shkuarës). Vepra sjell para lexuesit një histori emocionuese të një vajze të re, prindërit e së cilës kanë humbur atdheun e tyre, si pasojë e luftës, thuhet në një prezantim të librit, të cilin autorja e ka dërguar në redaksinë e albinfo.ch.

“Emocionuese dhe mbresëlënëse,” thonë komentet e deritanishme për librin.

Libri ofron jo vetëm njohuri emocionale të thella, por prezanton gjithashtu paraqitje konkrete dhe histori emocionuese nga periudha e Luftës në Kosovë nga viti 1998 deri në vitin 1999. Gjithashtu, ai përfshin biografitë mbresëlënëse të pionierëve në historinë kosovare, që tërheqin lexuesit.

“Zvicra është shtëpia ime – por zemra ime rreh për Kosovën”

Edhe pse autorja është lindur dhe rritur në Zvicër, lidhja e saj me atdheun nuk është harruar kurrë.

“Jam e mahnitur dhe e mbushur me kënaqësi që po bëj ëndrrën time realitet. “Gefangen zwischen Zukunft und Vergangenheit” nuk është vetëm një histori, por një pasqyrë e ngjarjeve dhe njerëzve që kanë shenjuar Luftën në Kosovë”, thotë autorja e re. Me një perspektivë unike dhe pasion të thellë për historinë e Kosovës, ajo u sjell lexuesve një rrëfim emocionues mbi mbijetesën, humbjen dhe shpresën.

Libri është botuar nga shtëpia botuese BoD – Books on Demand dhe mund të blihet në internet në të gjitha libraritë si libër elektronik dhe si libër i shtypur në letër.

Autorja, Zamfina Rexhaj lindi më 10.09.1998 dhe jeton në Windisch AG. Sot punon si mësuese e shkollës profesionale në Dietikon ZH dhe modele për agjencinë Prime Models AG. Prindërit e saj janë të dy nga Kosova dhe u detyruan të iknin në Zvicër para Luftës, shkruan albinfo.ch. Edhe pse ka një jetë të mrekullueshme në Zvicër dhe ka kryer studimet, ajo kurrë nuk harron atdheun e prindërve, kulturën shqiptare dhe gjuhën

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mbyti shqiptarin për 5 euro, prokuroria në Spanjë kërkon 22 vjet burg për autorin

November 16, 2026

Dhimbje në familjen Abazi, 24-vjeçari Adrian Abazi ndahet nga jeta në Gjermani

November 11, 2026

Kur jemi të bashkuar, jemi më të fortë!

October 26, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm

By adminNovember 24, 2026

“Peshorja digjitale në kuadër të Tregut të Kafshëve në Gjilan është në funksion të…

Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit

November 24, 2026

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026

Prokuroria në Gjilan ndalon dy persona, kërkon paraburgim për të dyshuarit për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor

November 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Peshorja digjitale në Tregun e Kafshëve të Gjilanit në funksion të përditshëm

November 24, 2026

Është pritur në takim Komandanti i Regjimentit të Parë të Këmbësorisë së FSK-së nga Drejtori Rajonal i Policisë së Gjilanit

November 24, 2026

Arrestohet një person në Gjilan nën dyshimin për mashtrim

November 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.