Ylli i Kosovës, Milot Rashica po shkëlqen në klubin e tij Galatasaray. Që nga huazimi i tij drejt gjigantit turk, kosovari ka treguar paraqitje tejet të mira.
Ai tashmë është pjesë e padiskutueshme e formacionit në Galatasaray. Përveç me gola, ai ka kontribuuar edhe me asistime dhe lojë të bukur.
Së fundmi ai shkëlqeu në fitoren e thellë të tyre 6:0 ndaj Kayserispor. Milot Rashica shënoi në minutën e 24′ të ndeshjes, pas asistimit nga Mauro Icardi.
E forma e tij e mirë edhe këtë xhiro ka bërë që shumë medie ta zgjedhin atë pjesë të formacionit të javës. Kujtojmë që 26 vjeçari ka tri gola në 19 paraqitje në Superligën turke.