Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Gjilan: Pesë persona ndalohen me urdhër të prokurorit, ngrihen dy aktakuza

May 8, 2026

Kryetari Haliti takohet me bashkatdhetarë dhe familje nga komuna e Vitisë në Gjermani

May 8, 2026

Takim bashkëpunimi ndëruniversitar për avancimin e mësimdhënies së gjuhës angleze

May 7, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Gjilan: Pesë persona ndalohen me urdhër të prokurorit, ngrihen dy aktakuza
  • Kryetari Haliti takohet me bashkatdhetarë dhe familje nga komuna e Vitisë në Gjermani
  • Takim bashkëpunimi ndëruniversitar për avancimin e mësimdhënies së gjuhës angleze
  • TELKOS dhuroi mbi 200 tituj librash për bibliotekën e Universitetit Publik “Kadri Zeka”
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar shtatë persona dhe ka ngritur një aktakuzë për kanosje
  • Arrestohen dy persona në Viti për dhunë në familje dhe lëndim të lehtë trupor
  • Kryetari Hyseni: Gjilani nuk është thjesht spektator në Bienalen e Venecias, por partner i këtij suksesi
  • Drejtori Klaiqi në takim me drejtorë, profesorë e nxënës për maturantët
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Propozimi franko-gjerman pritet diskutohet në takimin e radhës Kurti-Vuçiq
Lajme Qendrore

Propozimi franko-gjerman pritet diskutohet në takimin e radhës Kurti-Vuçiq

adminBy adminOctober 17, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Emërimi i Emmanuel Bonnes dhe Jens Plötnerit, këshilltarë të Emmanuel Macronit dhe Olaf Scholzit, si të dërguar të Francës dhe Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi, duket se i ka dhënë një shtytje zgjidhjes së çështjes mes dy vendeve.

Tani në tavolinën e diskutimeve në Bruksel mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq me shumë gjasë do të jetë edhe ky dokument për shqyrtim.

Komentatori serb i politikës së jashtme Boshko Jakshiq thotë për mediumin serb “Nova” se propozimi i lartpërmendur duhet të shqyrtohet seriozisht, por shton se pyetja është se sa vërtetë populli është i informuar për përmbajtjen e atij dokumenti.

Madje ai hedh dyshime edhe mbi interpretimin e Vuçiqit rreth përmbajtjes së këtij dokumenti.

“Burime shumë të besueshme thonë se nuk ka asgjë nga ajo që është prezantuar, që është një përshpejtim i qartë (për anëtarësim në BE) dhe ndihmë e bollshme financiare. As financat nuk përmenden, as afate, pra bëhet fjalë për një interpretim të lirë të Vuçiqit, që padyshim që i shkon në një farë mënyre, por në atë letër nuk ka një gjë të tillë”, thotë Jakshiqi.

Ai beson se propozimi i Francës dhe Gjermanisë do të jetë në tryezë në takimin Vuçiq-Kurti.

“Natyrisht që do të bisedojnë, siç u diskutua në takimin trepalësh Vuçiq, Scholz dhe Macron”, thotë Jakshiq, i cili beson se do të jetë e vështirë të arrihet një marrëveshje mes dy palëve.

Ndërkaq, sipas deklaratave të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, një takim mes dy Kurtit e Vuçiqit mund të mbahet deri në fund të tetorit.

Sipas propozimit të Gjermanisë dhe Francës, me nënshkrimin e asaj draft-marrëveshjeje, gjithnjë sipas interpretimeve të atij dokumenti nga mediat, Serbia do të merrte përsipër që të mos e kundërshtojë hyrjen e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, pra as në Kombet e Bashkuara, transmeton Klankosova.tv.

Nga ana tjetër, sipas Vuçiqit, Serbia do të hynte shpejt në BE me një ndihmë të madhe financiare. Ekzistenca e këtij dokumenti është konfirmuar, përveç nga Kurti e Vuçiqi, edhe nga qeveria gjermane./Klankosova

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pse Feride Rushiti nuk e mori mbështetjen e opozitës?!

April 30, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira

April 23, 2026

Moti sot: Diell, vranësira dhe reshje të përkohshme me bubullima

April 20, 2026
Mos humbni
Kronikë

Gjilan: Pesë persona ndalohen me urdhër të prokurorit, ngrihen dy aktakuza

By adminMay 8, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se në dy raste të ndara janë ndaluar pesë…

Kryetari Haliti takohet me bashkatdhetarë dhe familje nga komuna e Vitisë në Gjermani

May 8, 2026

Takim bashkëpunimi ndëruniversitar për avancimin e mësimdhënies së gjuhës angleze

May 7, 2026

TELKOS dhuroi mbi 200 tituj librash për bibliotekën e Universitetit Publik “Kadri Zeka”

May 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Gjilan: Pesë persona ndalohen me urdhër të prokurorit, ngrihen dy aktakuza

May 8, 2026

Kryetari Haliti takohet me bashkatdhetarë dhe familje nga komuna e Vitisë në Gjermani

May 8, 2026

Takim bashkëpunimi ndëruniversitar për avancimin e mësimdhënies së gjuhës angleze

May 7, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.