Sot, Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me
Narkotikë, ka realizuar një plan taktik të paraprirë nga hetimet paraprake, ku në pikën kufitare në
Merdare është ndaluar një veturë e dyshuar me targa të huaja, e drejtuar nga i dyshuari mashkull
kosovar.
Gjatë kontrollimit të veturës janë gjetur dhe janë konfiskuar rreth 7 kilogram substancë e dyshuar
narkotike e llojit marihuanë, në vlerë tregu rreth 35 mijë euro.
Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorinë Themelore-Departamenti për Krime të Rënda në
Prishtinë, është realizuar kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit në Prizren, ku në cilësinë e provave
materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar dëshmitë, si në vijim:
7 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (e ndarë në 24 paketime), 4 vetura, 1 telefon,
9 paketime me qese plastike, 2 rollne plastike, 2 aparate për vakum, 2 peshore digjitale si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Lidhur me rastin, personi i dyshuar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në
ndalim për 48 orë, kanë njoftuar sot autoritet policore të Kosovës./Gjilani INFO/



