Policia ka arrestue një qytetar në Gjilan nën dyshimin se i njejti kishte ekspozuar fletëvotimin në qendrën e votimit, pasi e kishte plotësuar, para se ta vendoste në kutinë e votimit.
Ky veprim është cilësuar nga Policia si pengim i procesit të votimit dhe cenim i fshehtësisë së votimit.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Gjilani INFO/


