Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit
  • Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet
  • Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
  • Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!
  • Kryetari Haliti priti përfaqësuesen e Shoqatës “PePeKo”, më 1 gusht në Viti mbahet “Tregu në Rrota”
  • Gjilan: KBI dhe “Bereqeti” kanë shpërndarë mish kurbani për 200 familje në nevojë
  • Prokuroria e Gjilanit ndalon një të mitur për narkotikë, ngre aktakuzë për armëmbajtje pa leje
  • Universiteti Publik “Kadri Zeka” nënshkroi Memorandum Mirëkuptimi me Universitetin Shtetëror Bujqësor të Azerbajxhanit
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Plani europian, marrëveshja më e mirë prej që ka filluar dialogu
Lajme Qendrore

Plani europian, marrëveshja më e mirë prej që ka filluar dialogu

adminBy adminMarch 1, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Avokati Azem Vllasi ka thënë se plani evropian i publikuar të hënën në mbrëmje në ueb-faqen zyrtare të BE-së, është marrëveshja më e mirë ndonjëherë mes Kosovës dhe Serbisë.

Vllasi tha se në esencë marrëveshja konsiderohet ndërshtetërore.

“Prej që ka filluar dialogu, kjo dje që titullohet si marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë është më e mira. Si për kah forma, ashtu edhe për faktin se u dakorduan në esencë që ta pranojnë si bazë për biseda të mëtejshme të dy palët, konsiderohet si marrëveshje ndërshtetërore. Nuk është marrëveshje mes Serbisë dhe siç thonë ‘Kosovës e Metohisë’, ‘Krahina Jugore’, ‘shtet i rrejshëm’ e të tjera siç thonë në Serbi, por mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Vllasi.

Kjo marrëveshje, tha ai, është praktikisht një kornizë brenda së cilës do të vazhdojnë bisedat për çështje konkrete “deri te arritja e një, siç quhet marrëveshje gjithëpërfshirëse juridikisht e obligueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Në Serbi flitet për dialogun kinse është dialog për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sikurse harrojnë se çështja e Kosovës është zgjidhur dhe jemi shtet dhe tashti vetë Vuçiqi ka pranuar me këtë marrëveshje se bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve që e ka bart Këshilli i Sigurimit te Brukseli pasi e ka marrë për bazë planin e Ahtisaarit se Kosova mund të shpallet shtet”, theksoi ai.

Marrëveshja, sipas avokatit Vllasi, është më shumë një hartë e hapave të mëtutjeshëm ku duhet të arrihen marrëveshje për disa çështje konkrete.

“Marrëveshja gjithëpërfshirëse juridikisht obligative, gjithsesi në fund duhet të nënkuptojë njohjen reciproke mes dy shteteve. Kur do të ndodhë kjo, saktësisht nuk e di, por kësaj gjithsesi në vazhdim të bisedave duhet t’i shtohet edhe kërkesa që Serbia gjithsesi ta heqë nga Kushtetuta e vet Kosovën që e ka të inkorporume në Kushtetutë. Njohja reciproke është akt bilateral mes dy shteteve që nga e drejta ndërkombëtare nuk mbrohet, por nuk ka kuptim njohja reciproke e as marrëveshja mes dy shteteve nëse Kosova do të vazhdojë të figurojë në Kushtetutën e Serbisë ashtu siç është e qysh e ka fut regjimi i Millosheviqit në atë kohë kur është shkelur dhunshëm pozita legale kushtetuese e Kosovës sipas Kushtetutës së 1974”, theksoi Azem Vllasi. /Klankosova.tv

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026

Maqedonci: Në vitin 2029 Ushtria e Kosovës do të jetë e gatshme për mbrojtjen e territorit

July 6, 2026

Kombajnat në ara, fermerët presin një nga sezonet më të mira të grurit në Kosovë

July 4, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

By adminJuly 8, 2026

Ka nisur fushata e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit për këtë vit në Komunën…

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026

Protestat në Tiranë, kundër zhvillimit të Shqipërisë!

July 7, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Hyseni, hapi fushatën e korrje shirjeve në Komunën e Gjilanit

July 8, 2026

Raportohet zhdukja e një personi në Gjilan, policia ka nisur hetimet

July 8, 2026

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët

July 8, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.