Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
  • Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës
  • Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan
  • Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
  • Drejtoresha Kadriu, premton mbështetje për qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave
  • Kryetari Rahimaj : Në asfaltim 15 rrugë lokale, së shpejti nisin edhe 6 të tjera
  • Policia publikon statistikat ditore: 15 aksidente me të lënduar dhe mbi 2400 tiketa trafiku
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kulturë»Padija si shëmti
Kulturë

Padija si shëmti

adminBy adminMay 2, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Nga: Monika Stafa

Njerëzit përgjithësisht e vënë në dyshim më së shumti nëse arti e ka aftësinë për të ushtruar ndikim te ndjekësit e vet. E vërteta është se e kanë gabim. Ndikimi artistik i tij ose influenca siç quhet sot ne gjuhën e Instagram-it duket sapo ai shfaqet para syve. Portreti i çdokujt edhe kur është një urrejtës arti apo libri mbart një shije tjetër.

Shijen e shëmtisë.

Por, arti apo letërsia nuk ndikon vetëm në sjelljen e çdonjërit që e do apo nuk e do atë. Arti është më tepër se kaq. Arti është politikë. Ai ka qenë gjithnjë pararojë e ndryshimeve politike. Në Evropën Lindore ishin artistët ata të cilët kishin ndier se komunizmit i kishte ardhur fundi, teksa bënin art e letërsi në llojin e tyre. Ky lloj shpërthimi prej subkoshiencës së tyre tregonte se diçka do të ndodhte.

Me fjalë të tjera, nëse duam të flasim për politikë nuk mund ta anashkalojmë estetikën dhe anasjelltas çdo aspekt i estetikës pashmangshmërisht është i politizuar. Të dy këto nocione, estetika dhe politika, nuk mund të shqyrtohen ndaras. Ato janë nocione që funksionojnë si tërësi.

Shumë kohë më parë, kur u tërhoqa prej artit apo letërsisë, nuk e kisha kuptuar këtë ndikim tek unë. Pastaj mësova se libri apo dhe piktura kishin më shumë sesa kaq. Jo më kot bota e qytetëruar e kish nisur pikërisht nga arti hartimin e kartës së parë të të drejtave themelore të njeriut. Në vende ku bëhej letërsi. Aty ku kishte art.

Po si mund të ndodhte kjo?

Jane Austen, një shkrimtare angleze që shkruante në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX, duket një autore që e pa artin e saj ngushtësisht të lidhur me politikën. Por, kjo nuk u konsiderua e tillë nga bashkëkohësit e saj dhe më vonë. Gabimisht ajo u quajt një shkrimtare romantike.

Po përse? Çfarë influence pati ajo në politikë?

Si ndikuan romanet e saj në sjelljet e klasës së mesme dhe të lartë në shoqërinë amerikane dhe britanike?

Jane Austen lindi në 1775, vetëm një vit para se të niste Revolucioni Amerikan. U cilësua shkrimtare për të paktën tre dekada të jetës së saj, duke filluar të shkruajë seriozisht gjatë adoleshencës.

Jetoi në një epokë revolucionesh. Jo vetëm revolucionin amerikan por dhe atë francez, revolucionin industrial dhe atë që disa e kanë quajtur si revolucionin më të gjatë që ka ndodhur ndonjëherë, revolucionin për të drejtat e grave. E që ende nuk ka përfunduar.

Kush e lexon atë mendon së pari se proza e saj është romantike, mbushur me shqetësimet e një adoleshenteje për të rënë në sy në oazën e saj të bollëkut dhe rehatisë. Por gabohen. Në letërsinë që ajo bën, Jane ndan elemente të ndryshimeve të mëdha politike që po ndodhin në botë dhe ajo është tërësisht e influencuar prej revolucioneve të epokës që jetoi.

Gjatë kohës kur Jane Austen shkruante shoqëria britanike nuk ishte e ndarë vetëm në klasa të ndryshme shoqërore, por kishte një ndarje të qartë midis grave dhe burrave. Ndërsa burrat u angazhuan në detyra publike duke përfshirë politikën dhe biznesin, vendi i grave ishte në shtëpi. Detyrat e tyre zakonisht përfshinin thjesht edukimin e fëmijëve.

Kështu, gratë jo vetëm që mbaheshin me qëllim larg sferës publike, por ato u dënuan te kenë një jetë te mbushur me përtaci dhe krejt të parëndësishme.

Në romanet e saj, Jane përveçse kundër çdo autoriteti dhe kundër çdo lufte, është e pazakontë edhe në ofrimin e heroinave aq të forta dhe të pavarura si ajo i përshkruan. Ndoshta kjo është një prej disa arsyeve përse sot e ngaherë, vajzat dhe gratë i kërkojnë romanet e saj.

Është e rëndësishme të kujtojmë gjithmonë se letërsia apo çfarëdo arti nuk krijohet në vakum.

Në atë rrëmujë revolucionare për kërkim të drejtash, pronarët e mëdhenj të tokave hartuan një ideologji kundërrevolucionare që mbështeste fort stabilitetin e sistemit hierarkik britanik. Ata financuan të bërit letërsi dhe forma të tjera arti për të mos i lëshuar shumë prej përfitimeve të tyre. Kështu, J. Austen u përfshi si një anëtare e brezit kundër-revolucionar. Veprat e saj të para u krijuan në mes një “gjuetie kulturore shtrigash”.

Megjithëse ishte pjesë e klasës konservatore moderne që po lindte në këtë kohë në Angli, ajo si çdo shkrimtar kishte dy anë të personalitetit të saj.

Njihte errësirën, po aq edhe dritën.

Kam lexuar dikur një frazë të mrekullueshme e që më vjen ndërmend sa herë padija e shëmtisë ma prish ditën. ‘Të dish dhe t’u bësh të ditur të tjerëve nga vjen’ nuk do të thotë aspak se po bën propagandë por thjesht do të thotë të kesh forcën intelektuale për të frenuar gjuhën e shëmtisë ndaj tjetrit edhe kur nuk e pëlqen për shkak të çdo lloj arsyeje. Që më së shumti e kudo është krejt banale.

Do të thotë në fund fare të pranosh magjepsjen, bukurinë e çdokujt edhe si kriter domosdoshmërisht bashkëpunimi.

Që në gjuhën e J. Austenit do të thotë të pranosh fuqinë e të qenit i bindur, si dhe fuqinë e të qenit në gjendje të arrish të bindësh.

E kur këtë nuk gjen forcë ta arrish dot, Jane shkruante se atëherë edukimi yt është tejet i mangët.

E bëjmë dot?

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

KËNGA E ABAZ AGËS

March 4, 2026

Prushi i bukurisë lirike

February 14, 2026

Nxënësit e klasave të pesta të Shkollës “Fan Noli” në Kamenicë u njohën me vlerat e trashëgimisë kulturore

February 13, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

By adminMarch 10, 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka festuar sot 13-vjetorin e themelimit të tij…

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026

Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor

March 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026

Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan

March 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.