Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
  • Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
  • Kamenicë: Aktivitet për më shumë informim dhe kujdes ndaj shëndetit
  • Policia e Kosovës: Një aksident me fatalitet dhe 45 të tjeranë trafik, policia shqipton 853 tiketa gjobitëse
  • Arrestohen dy persona të dyshuar për rrëmbim në Han të Elezit
  • Dy shtretër medicinal i dhurohen QKMF në Viti
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Organizimet pararendëse të UÇK-së dhe fitorja historike e saj
Opinione

Organizimet pararendëse të UÇK-së dhe fitorja historike e saj

adminBy adminMay 4, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: Izmi Zeka

Ngjarjet me peshë historike kanë kontinentet. Rastësi në historinë e popujve nuk ndodhin.

Në këtë rrjedhë do të mundohem të paraqes ngjarjet dhe emra të cilat sollën luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e në këtë kontekst edhe Betejës së Zhegocit e cila është temë trajtimi e kësaj tryeze.

Përpjekjet për bashkim kombëtar apo rezistenca shqiptare ndaj pushtetit serb ka qenë pothuajse qindvjeçare. Por do të ndalemi pikërisht te Pas Lufta e Dytë Botërore.

Mulla Idrizi dhe Shaban Polluzha mund të jenë dy figura që mbajtën gjallë me përpjekjet e tyre edhe me luftë për tu shkëputur respektivisht për të krijuar shtetin dhe bashkimin kombëtarë.

Pas LDB-së edhe pse Kosova mbeti nën Jugosllavinë e Titos asnjëherë rezistenca politike përmes formave të ndryshme ilegale nuk u ndal.
Do i përmendi grupet të cilat kanë vepruar dhe kanë mbajtur gjallë frymën atdhetare e të cilat edhe pse kishin dallime të vogla në kërkesat e tyre arritën që të ruajnë idenë qoftë të bashkimit kombëtar po ashtu edhe të një Kosove të lirë.

Nëse i shohim organizatat e pas LDB-ja mund t’i definojmë edhe në bazë të programit që kishin e mund të shihen në tri orientime që qonin në zgjidhjen e çështjes shqiptare që ishte nën Jugosllavi:

1. Bashkimi i të gjitha tokave shqiptare me Shqipërinë,

2. Bashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një republikë brenda Jugosllavisë dhe

3. Republika e Kosovës.

Që të tri këto orientime programore të shtruara ishin konsistente në veprime dhe qartësi politike. Orientimi i parë programor për bashkimin e trojeve shqiptare me Shqipërinë në programin e saj e kishte paraparë LNDSh-ja, Besa Kombëtare, Partia Revolucionare për Bashkimin e Trojeve Etnike me Shqipërinë” (1958); “Organizata për Bashkimin e Trojeve Shqiptare” (1959); “Komiteti për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë“ (1960) ,, Grupi Revolucionar”, “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve” (1963). OMLK e dhe Lëvizja Nacionale për Çlirimin e Kosovës dhe Viseve tjera shqiptare në Jugosllavi. Që të gjitha këto organizata ishin vazhdimësi e lëvizjeve ilegale për çlirim kombëtar qysh nga Lidhja e Prizrenit (1878) e këndej.

Opsionin e dytë e kishte paraparë organizata “Partia Komuniste Marksiste-Leniniste Shqiptare në Jugosllavi”, e cila në programin e saj parashihte bashkimin e të gjitha trojeve ku shtriheshin shqiptaret në një republikë në kuadër të RSFJ-së.

Opsioni i tretë, apo zanafilla e idesë për Republikën e Kosovës ishte shpalosur fillimisht me demonstratat e vitit 1968. Por si më e sforcuar u paraqit në formë të plotë, në periudhën e demonstratave të vitit 1981 e 1989.

Sforcimi i kësaj kërkese erdhi si rezultat i rrethanave evropiane dhe ndryshimeve që po ndodhnin edhe në vendet e lindjes dhe shkapërderdhjes se Federatës Jugosllave.

Lëvizja ilegale në Kosovë që nga viti 1982 merr kuptimin e shtrirjes në nivel të Kosovës dhe më gjerë nën udhëheqjen e Lëvizjes Popullore të Kosovës.

Figurat e rëndësishme politike e intelektuale dhe kombëtare prej pas luftës së Dytë Botërore që ndikuan në të gjitha proceset që kaloi Kosova për 50 vite e që ndikuan në ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe krijimin e Ushtrisë Çlirimtare ishin duke filluar nga Adem Demaçi, Metush Krasniqi, Kadri Osmani, Mehmet Hjarizi, Hydajet Hyseni, Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Rexhep Malaj, Nuhi Berisha, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu e shumë figura tjera.

Natyrisht këta ishin vetëm disa emra e që këtij vargu kemi me qindra dhe mijëra që ishin pjesë e luftës së pandërprerë Çlirimtare.

Si rrjedhojë e këtyre përpjekjeve erdhi deri të formimi i Ushtrisë Çlirimtare më 17 nëntor 1994, duke u pasuar shpejt me daljen e saj publike, më 28 nëntor të të vitit 1997, në Llaushë të Skenderajt në varrimin e mësuesit Halit Geci.

Lufta në Prekaz më 5, 6 dhe 7 mars e vitit 1998, kishte marrë jetën e 55 njerëzve në fshatin Prekaz, 22 prej të cilëve, familjarë të ngushtë të Adem Jasharit.

Ngjarjet e pesë, gjashtë dhe shtatë marsit në Prekaz, nga distance kohore dhe aspekti historik e shkencor merr këto portretizime:

Mbyll një kaptinë të dhimbshme të shqiptarëve të Kosovës, dhe fillon një etapë e re;
Kthen dinjitetin pothuajse të përbuzur;
Qartëson më shumë se kurrë pozicionin e shqiptarëve në raport me Serbinë;
Krijon rrethana politike e diplomatike më të favorshme në Ballkan, Evropë dhe Amerikë;
Ruan koherencën në veprime duke i përshtatur rrethanave në Kosovë dhe në fund;
Shënon ngjarjen më të rëndësishme historike të shekullit XX, fundin e një regjimi të huaj;
Pas kësaj ngjarje lufta merr përmasa tjera në zgjerimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmasat e saj përveç luftës që zhvillohej me forcat policore e ushtarake serbe mund të themi se përherë të parë zhvillohej edhe diplomacia e UÇK-së.

U krijua një lidhje e fortë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Anglisë e po ashtu edhe me NATO-n.

Nga mbështetja ndërkombëtare në veçanti e Amerikanëve u arrit që të organizohet Konferencë Ndërkombëtare për Kosovën.

Me 6 shkurt të vitit e 1999 e që zgjati deri më 23 shkurt 1999 filloi punimet Konferenca e Rambujesë në Francë. Në këtë konferencë nga Kosova merrnin pjesë përfaqësues të UÇK-së, LDK-së, dhe LBD-së. Kryetar i delegacionit ishte Hashim Thaçi.

Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt, ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Kristofer Hill nga ShBA-ja, Boris Majorski nga Rusia dhe Volfang Petrich përfaqësues i shteteve të BE-së.

Edhe rrethi i dytë i bisedimeve që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme.

Delegacioni i Kosovës në krye me Hashim Thaçin, kishin nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga ndërkombëtarët dhe organizatoret e Konferencës, së cilës në një mënyrë i printe ShBA-ja dhe Anglia, kurse delegacioni serb një projekt-marrëveshje, që parashihte projekt marrëveshje politike për vetëqeverisje në Kosovë.

As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i të dërguarit special të ShBA-së, Richard Hollbruk me presidentin e atëhershëm të Jugosllavis, Slobodan Milosheviq, nuk pati mirëkuptim që ta pranonte marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.

Më 24 mars 1999, aeroplanët e NATO-s filluan bombardimin e trupave ushtarake të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare.

Për të rrumbullakuar këtë trajtesë të përshkrimit të ngjarjeve 50 vjeçare, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është ndër të arriturat më të mëdha të përpjekjeve për çlirim pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Nga lufta e UCK-së dhe intervenimi i NATO-s Kosova fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj.

Prandaj e vetmja luftë që kombinoi edhe diplomacinë dhe luftën politike, mbetet kjo e UÇK-së. Natyrisht diplomacia dhe sigurimi i aleatëve janë ndër faktorët më të rëndësishëm për arritjen e objektivave të një populli.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026

Një flamur i UÇK-së në çdo shtëpi të Gjilanit!

September 10, 2026

Kundërshtimi i vullnetit të popullit është përpjekje për përmbysjen e demokracisë

September 8, 2026
Mos humbni
Kronikë

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

By adminSeptember 21, 2026

Për shkelje të ligjit dhe rregullave në trafik rrugor janë ndëshkuar me gjoba 1 mijë…

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë

September 21, 2026

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

September 20, 2026

Më dhuro një lule…

September 17, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.