Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Hetohet përfshirja e një objekti nga zjarri në Ranillug

July 12, 2025

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

July 11, 2025

Mbahet dëgjimi buxhetor me HANDIKOS, Shoqatën e të Verbërve dhe Kryqin e Kuq

July 11, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Hetohet përfshirja e një objekti nga zjarri në Ranillug
  • Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan
  • Mbahet dëgjimi buxhetor me HANDIKOS, Shoqatën e të Verbërve dhe Kryqin e Kuq
  • Profesori dhe Intelektuali Nijazi Halili i dhuron komunës libra nga krijimtaria e tij letrare
  • Komuna e Vitisë ndan bursa për studentët për vitin akademik 2024-2025
  • Nazim Gagica : Gjilanit i duhet një kuvend funksional – i duhet edhe Ibish Ibishi (video)
  • Si ta ulni sheqerin në gjak në mënyrë natyrale?
  • Arti dhe politika…
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Kultur뻓Njeriu i marrë”
Kulturë

“Njeriu i marrë”

adminBy adminApril 27, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Biser Mehmeti

Tregim 

Në shtëpi tash e disa ditë çdo gjë më ngjallte monotoni, e cila shkallëzohej në apati. Dola jashtë sikur djalli të më godaste me grushta në kokë. Disa çaste u sorollata nëpër rrugë kuturu pa ditur ku isha nisur të shkoja as çka kërkoja. Kur këmbët filluan të më këputën në gjunjë u ndala. Disa çaste e vështrova hapësirën ku gjendesha. Pak më larg e pashë parkun e vetëm të qytetit. Me hapa të rëndë mezi arrita deri aty. Në një ulëse e pashë një njeri me moshë mesatare. Sapo u ula afër tij ai zuri të turfullonte si një kalë i harbuar. Tri herë pështyu drejt meje e pastaj u ngrit i mllefosur dhe u largua nga unë. Sjelljes së tij nuk i kushtova vëmendje… Kisha dëshirë të qëndroja aty një kohë të gjatë duke i vështruar kalimtarët si sorollateshin rrugëve. Disa prej tyre sapo më shihnin zgërdhiheshin me mua, kurse unë nuk e kuptoja pse e bënin një gjë të këtillë…

Kur u lodha duke e vështruar vjeshtën që sorollatej si një kalë i harbuar m’u kujtua se me vete kisha marrë një roman sentimental, të cilën fillova ta lexoj i shpërqëndruar. Nga humnera e leximit më kanë trandur disa zëra të çakorduar, të cilët sikur jehonin nga një skaj i qiellit. Me sytë e vagëlluar i pashë tre djem e dy vajza si qëndronin afër meje, të cilët më shikonin me një vështrim zhbirues. Ndoshta kishte një kohë të gjatë që qëndronin afër meje, po s’e kisha hetuar prezencën e tyre. I vështrova me një indiferencë të çuditshëm. Në mendjen time ata u shëmbëllenin disa personazheve të shëmtuara që i kisha lexuar në një roman nga i cili isha tmerruar… Njëri prej tyre zuri të pështynte me neveri drejt meje. Ndoshta dëshironte të më pështynte në fytyrë, po s’kishte guxim. Një tjetër zuri të zgërdhihet sikur një shpirt i keq ta kishte pushtuar trupin e tij… Pthu, ç’njerëz të marrë, thashë me vetvete… Nuk më lënë të rri i qetë në parkun e qytetit!… Derisa i vështroja me radhë njëri prej tyre zuri t’i nxjerrte nga goja do fjalë me një eufori të shrenuar: hi-hi, ky njeriu i marrë sërish paskëshka dalë në park për të lexuar!… Një vajzë tjetër, me flokë të shkapërderdhura, tha me zë të çakorduar: ka tri javë që ky i marrë prej mëngjesit deri në mbrëmje qëndron në park dhe e lexon të njejtin roman!… Një tjetër klithi me zë të çjerrë: ky njeri i marrë vetëm shtiret se lexon, sepse nuk di të lexojë!… Prita edhe një tjetër të fliste gjëra të neveritshme, po ai e fryu një çamçakëz afër fytyrës sime e pastaj lëshoi do qeshje sardonike… Një mendje më tha: ngrihu nga vendi e theju brinjët këtyre idiotave që të shqetësojnë pa arsye!… Sapo dasha ta bëj një gjë të këtillë një zë brenda meje më tha: mos u tërbo nga fjalët e njerëzve të marrë!… Vendosa ta ruaj gjakftohtësinë, edhe pse e kisha të vështirë. Vazhdova të qëndroj indiferent ndaj fjalëve të tyre… Një tjetër, të cilin nuk kisha dëshirë ta shihja, klithi me zë të lartë: o njeri i marrë, ma jep atë libër se ty nuk të duhet!… Pastaj deshi të ma rrëmbej librin me dhunë. Unë nuk e lëshova librin nga duart… Njëri zuri të më godaste fytyrës me shpullë. Në atë çast u afrua një njeri i moshuar, i cili ia largoi dorën nga fytyra ime… Nuk është në rregull ta shqetësoni njeriun e marrë, u tha atyre me zë të qetë. Të gjithë më vështruan me përbuzje. Duke ulëruar si ujq të uritur u larguan nga unë… Me sytë e vagëlluar i vështrova si u tretën në hapësirë sikur të ishin hije të natës që gabimisht shfaqën ditën. Edhe pasi ata u zhdukën si një ankth i mundimshëm nëpër mendje vazhdonin të më sorollateshin fjalët e tyre, të cilat më godasnin si me çekan. Mornica të ftohta ma përshkuan trupin. Pse më quajtën “të marrë!”, e pyta vetveten. Një zë i brendshëm më tha: unë jam i marrë, ndryshe ata s’do të më shqetësonin me fjalë banale!… Për ta larguar mendjen nga ata njerëz të pasjellshëm u mundova të vazhdoj të lexoj, po nuk arrija të përqëndrohesha. Me sytë e vagëlluar zura t’i vështroj njerëzit që sorollateshin rrugëve pa ndonjë qëllim të caktuar. Disa prej tyre sikur më vështronin vengër me një urrejtje të paqartë. Sapo më shihnin pëshpërisnin në mes veti me zë të çjerrë: a e sheh atë njeri të marrë si qëndron me libër në dorë e nuk lexon asgjë!…

Në një çast që erdhi më vonë e pashë veten se dridhesha, po nuk e dija nëse dridhesha nga ethet e ftohta apo nga ethet e frikës. Më kishte kapluar dyshime se njerëzit që sorollateshin nëpër park do të më gjuanin me gur e pastaj do të klithnin: nuk duam ta shohim këtë njeri të marrë si qëndron në park tërë kohën!… Kisha frikë se do të përjetoja një vdekje të neveritshëm… Një zë që nuk e di nga jehonte më tha: pse nuk shkon në shtëpi të çlodhesh nga fyerjet e njerëzve, të cilët veten e konsiderojnë të mençur!… Përsëri desha të ngrihem nga vendi e të shkoja në shtëpi. Një mendje më tha: ti nuk je i marrë, ata që të fyejnë ty janë të marrë! Për inat të tyre mos u largo nga parku, qëndro këtu derisa të lëshohet errësira e mbrëmjes!… Derisa qëndroja i shtangur si një statujë prej balte herë pas here i vështroja njerëzit, të cilët ecnin me hapa të ngadalshëm. Disa prej tyre më vështronin vengër dhe derisa e bënin një gjë të këtillë lëshonin qeshje të gjata sardonike. Me zë të çjerrë thoshin: sa herë e shoh këtë njeri të marrë mendtë më merret e zorrët nëpër bark më përzihen!… Derisa me sytë e vagëlluar i vështroja gjethet e zverdhura si binin në tokë nga era, një mendje më tha: ndoshta më mirë është të jesh i marrë sesa i mençur!… Ndoshta më të lumtur janë njerëzit e marrë se njerëzit e mençur! Përsëri një zë i brendshëm më tha: mos qëndro në këtë vend, ngase kalimtarët të fyejnë me fjalë banale! Sa më shumë që të fyejnë, ti e ndjen veten sikur je i marrë! Shko në shtëpi e qetësoje shpirtin e trazuar… U ngrita nga vendi edhe pse nuk dëshiroja të largohesha. Dëshiroja edhe më tutje të qëndroja aty pa e ditur çka kërkoja. Përsëri u ula e pastaj fillova ta lexoj romanin “Iluzionet e humbura”… Në një çast hetova se para meje u shfaqen tre ose më shumë njerëz. Kur i vështrova ata u shëmbëllenin do hijeve që janë ngritur nga varri. Njëri prej tyre u mundua të ma rrëmbente romanin… Të marrëve nuk u duhen librat, më tha me zë të mllefosur. Vazhdova ta shtërngoj librin me sa fuqi që kisha… Ma parë ta jap jetën se ta jap librin, i thashë me zë të mllefosur. Kur u bind se nuk mund të ma merrte librin më pështy dy herë në fytyrë. Atëherë u ngrita nga vendi e pastaj klitha me sa zë që kisha: unë nuk jam i marrë! Ju jeni të marrë!… Më leni të qetë!… Vetëm atëherë pashë se rreth meje ishte grumbulluar një turmë e madhe e njerëzve të cilët më vështronin me habi të madhe. Disa lëshonin klithma e ovacione. Disa qeshnin e talleshin me mua. Tre ose më shumë u afruan te unë. Me duar filluan të m’i copëtojnë rrobat e trupit. Më kot u orvata të mbrohem prej tyre. Turma vazhdimisht klithte me zë të shfrenuar… Duke i mbajtur me dorë pjesët e trupit që më bënin të ndihesha i turpëruar ngadalë desha të largohem prej aty. Njëri nga turma më goditi me grusht në kokë. Më duket sikur nga aty zuri të më rrjedh gjaku rrëke. Si një ujk i tërbuar jam vërsulur drejt tij. Me duart që më dridheshin e kam rrëmbyer për fyti. Ai zuri të nxjerrte shkumë të bardhë nga goja… Unë nuk jam i marrë, klitha me sa zë që kisha… Desha të klithi edhe më tutje, po përsëri dikush më goditi me një send të fortë në zverk. Më ngjau sikur ma këputi kokën nga trupi. Me sytë e vagëlluar e kam vështruar turmën e shfrenuar, e cila vazhdonte të tallej me mua. Jam munduar ta ruaj drejtpeshimin e trupit, po s’kam arritur. U plandosa në tokë si i vdekur. Turma vazhndoi të klithte e të çirrej me zë të shfrenuar: mbyteni njeriun e marrë!… Shtatë ose më shumë njerëz u afruan te unë e pastaj filluan të më godasin me grushta e shqelma… Pas pak filluan të më tërhjekin zvarrë nëpër rrugë. Nuk e kisha të qartë ku po më shpinin. Ndoshta më shpinin te varret… Me sytë të vagëlluar e kërkoja librin, të cilin nuk e di ku e kisha humbur…

 

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Profesori dhe Intelektuali Nijazi Halili i dhuron komunës libra nga krijimtaria e tij letrare

July 11, 2025

Këshillat e Niçes për shkrimtarët

July 11, 2025

Fillon rinovimi i Shtëpisë së Kulturës në Zhegër/Hyseni: Do ja rikthejmë Zhegrës jetën kulturore dhe organizimin që e meriton

July 11, 2025
Mos humbni
Kronikë

Hetohet përfshirja e një objekti nga zjarri në Ranillug

By adminJuly 12, 2025

Policia ka njoftuar sot për përfshirjen e një objekti nga zjarri në Ranillug, rast…

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

July 11, 2025

Mbahet dëgjimi buxhetor me HANDIKOS, Shoqatën e të Verbërve dhe Kryqin e Kuq

July 11, 2025

Profesori dhe Intelektuali Nijazi Halili i dhuron komunës libra nga krijimtaria e tij letrare

July 11, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Hetohet përfshirja e një objekti nga zjarri në Ranillug

July 12, 2025

Nis shenjëzimi i rrugëve në Gjilan

July 11, 2025

Mbahet dëgjimi buxhetor me HANDIKOS, Shoqatën e të Verbërve dhe Kryqin e Kuq

July 11, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.