Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Komerciale
Të reja

Zeka: Rritja ekonomike do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara e investimeve kapitale

June 25, 2022

Kryetari Hyseni: Të hënën do të jem përballë jush qytetarë të nderuar të Gjilanit!

June 25, 2022

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Lagjen Malësia-Tugjec, Gmicë, Svircë, Zajqec, Meshinë

June 24, 2022
Facebook Twitter Instagram
Të fundit
  • Zeka: Rritja ekonomike do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara e investimeve kapitale
  • Kryetari Hyseni: Të hënën do të jem përballë jush qytetarë të nderuar të Gjilanit!
  • Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Lagjen Malësia-Tugjec, Gmicë, Svircë, Zajqec, Meshinë
  • Mbahet punëtoria për etikën, transparencën dhe llogaridhënien në Administratën Komunale
  • Ftohen fermerët që kanë pasur dëme nga breshëri dhe erërat të paraqiten në Drejtorinë e Bujqësisë
  • Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhje, diskutoet për sigurinë e qytetarëve të Kamenicës
  • Komuna e Vitisë përfundoj me sukses vizitat sistematike shëndetësore për mbi 1700 nxënës vitias
  • Kryetari Rahimaj së bashku me drejtorin Morina mbajnë takim me fermerë, diskutojnë për projektet që do të zhvillohen në fushën e Bujqësisë për vitin 2022
Facebook Twitter Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Komerciale
Gjilani Info
Ballina»Opinione»Një flamur kuq e zi pranë qytetit të Vrajës
Opinione

Një flamur kuq e zi pranë qytetit të Vrajës

adminBy adminJune 1, 2022Updated:June 1, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Shkruan: Ismet Tafili

Vizitat në fshatrat e Malësisë, përkundër terrenit të vështirë, rrugëve të paasfaltuara lodhjes gjatë ecjes në këmbë jo gjallërisë si dikur, kur fshatrat ishin plotë me banorë, janë tërheqëse, emocionuese e kujtime plot nga jeta e së kaluarës.

Viti 1999 i zbrazi këto fshatra, arsyet i dimë të gjithë, dhe për disa vite rresht edhe fshati Suharnë, sikurse fshatrat tjera e pati dhe e ka vështirë të rigjallërohet ashtu si dikur. Por megjithatë, këto vitet e fundit edhe këtu ka nisur të ndihet gjallëri, sidomos në lagjen e Tahirajve, në të cilën janë rikthyer disa familje. Posaçërisht shprese e shtytje të madhe i ka dhënë rregullimi i rrugës nga bashkëvendësi Sevdail Haziri, i cili vitin e kaluar ka bërë hapjen e rrugës së fshatit, dhe jo dosido, por rrugë që nuk do prishet gjatë kohë, siç ka ndodhur deri tani me rrugët e Malësisë për shkak të pjerrësisë, të reshurave të shpeshta pamundësisë për t’i mirëmbajtur etj.

Sevdaili një afarist i suksesshëm si donatori e organizatori kryesor, me rregullimin e rrugës; të shtruar me gurë e zhavorr, rregullimin e kanaleve anëve të rrugës e vendosjen e gypave në vende të caktuara, ka bërë atë që nuk e ka bërë askush deri më tani, sa i përket investimeve në fshat. Për këtë donator, për këtë bashkatdhetarë flasin me falënderimin më të madh, jo vetëm suharrnasit, por flet edhe gjithë Malësia në çdo takim të rastit, në dasma e në të pame e kudo në tubime që bëhen.

Vepra e tij e mirë shihet menjëherë posa kalon xhaminë e Zarbicës dhe nisesh për Suharnë. Ecja në këtë rrugë gjarpërore, në ditët e para të majit të gjelbëruar, për skaj lumit deri në vendin e quajtur Selishtë, dhe jo vetëm deri këtu, të bënë të relaksohesh, mbushesh me ajër të pastër nga ambienti i gjelbër i lisave të gjatë të ahut, të pemëve e drurëve tjerë.

Në Selishtë rruga degëzohet: njëra për në qendër të fshatit e tjetra, në të djathtë, të dërgon te lagja e Tahirajve, lagje me familje më së shumti të rikthyera pas vitit 2000.

Posa i afrohesh kësaj lagje, dëgjon këmbora kafshësh, britma njerëzish e sheh lart në qiell disa vende duke dal tym. Është, ky tym, siç i thonë banorët e Suharnës, “Tym i Çumurankave”. Janë fuqi të punuara enkas për djegien e qymyrit. Djegia e qymyrit është punë e rëndë, e mundimshme, por banorët e kësaj lagjeje merren me këtë zanat për të nxjerr ndonjë lek.

Familjet që janë kthyer në këtë lagje përveç dëshirës për të jetuar në pronat e tyre me investime vetanake e me ndihma nga humanistë të ndryshëm, kanë krijuar ekonomi familjare për të mbijetuar, duke punuar edhe tokën e duke ruajtur edhe bagëti.

Çdo kush që shkon në lagjen e Tahirajve, nuk mund të kalojë pa e takuar Bekim Ramadanin, edhe unë (kemi edhe lidhje farefisnore) se pari u ndala tek ai, po se harrova, ai bile me automjetin e tij xhip me solli këtu nga xhamia e Zarbicës te shtëpia e vjetër, një shtëpi e vogël tipike rurale. Por, pak më lartë kishte ndërtuar shtëpinë e re, e në oborr valonte flamuri kombëtar. Mendova: një flamur kombëtar buzë Vrajës. Vraja, nga këtu është larg, një orë këmbë, ndërsa me automjet arrin shumë shpejt. Bekimi pas përfundimi të punëve të vrazhda, për gëzimin e shtëpisë, në oborr kishte vendosur një flamur kombëtar i cili valëvitej në vazhdimësi nga era që frynë pa ndërprerë në këtë lartësi mbidetare (përafërsisht 1000 m.). Natyrisht se ka të drejtë se këtu gjithë janë shqiptarë, se den baba den këtu ka pasur vetëm shqiptarë, por pushteti serb, e dimë se në disa vende në Kosovën Lindore (Preshevë, Medvegjë e Bujanoc) ka dënuar shqiptarë pse e kanë ngrit flamurin kombëtar.

E pyeta: – po ky flamur këtu, nuk po të nxjerrë ndonjë problem? – Jo, tha, kemi të drejtë ore. Në Konçul po valojnë çdo herë, rreth rrugës kryesore e këtu në mal kujt i pengojë, veç lisave e sorrave!?

Bekimi kishte ndërtuar shtëpinë e re, (ende nuk e ka përfunduar, edhe pse ka pasur nevojë të ketë shtëpi të re qysh kur është kthyer), me punë me disa kursime të veta e me ndihmën e disa donatorëve, posaçërisht me ndihmën e Bahri Sopit. Bekimi është njëri prej atyre të rikthyerve më serioz, sepse me tërë familjen qëndron aty, punon tokën me përkushtim, sa që arat e livadhet kanë marrë pamje tjera. Ai rritë nga pak edhe bagëti, djeg qymyr, ndihmon bashkëfshatarët e tij, sikurse është njeriu që merr iniciativa për të gjitha punët e përbashkëta që kryen lagja e fshati.

Gjithashtu, shtëpi të re, fal donatorëve të shumtë, ka ndërtuar edhe Shaban Tahiri. Tani ai ka rifilluar jetën në fshatin e tij të lindjes.

Edhe Shaip Sherifi, arsimtar, ka rinovuar shtëpinë dhe i është kthyer punë së mësimdhënësit në Novosellë. Janë edhe familja e Ilmi Bajramit, Reshat Ramadanit, Xhemail Tahirit që jetojnë në këtë lagje.

Në fshat, në lagjet tjera, kanë ndërtuar e rinovuar shtëpitë edhe disa familje tjera, po për shkak të kohës së limituar, nuk pata mundësi t’i vizitojë.

Duhet theksuar se, për ndihmat e familjeve të fshatrave të Malësisë së Bujanocit, ndërmjetësuesin kryesor në mes të donatorëve dhe familjeve ë Malësisë, se di a guxojë ta quaj “ambasador”, e kanë njeriun e përkushtuar e vizitorin e përhershëm, Asllan Asllani nga fshati Breznicë. Sipas paraqitjeve në fejzbuk, shihet se ai lëviz shumë shpesh në këto anë e posaçërisht qëndron në lagjen e Tahirajve. Ai ka qenë dhe është njeriu kryesor i lidhjeve në mes donatorëve të shumtë për këtë malësi, si për ndërtimin e shtëpive, po ashtu edhe për ofrimin e ndihmave në ushqim, zakonisht në kohë të dimrit, pasi dimrat në këto anë janë të ftoftë e me shumë borë, ku ka raste që edhe rrugët bëhen të pakalueshme.

Shumë e rëndësishme është të thuhet se shumica e banorëve të kësaj lagjeje janë të ri, ngase siç e dimë, në këtë kohë, tani, të rinjtë nuk e donë shumë punën e fshatit, ndërsa këta të ri punojnë me dëshirë e vullnet, i punojnë të gjitha punët e fshatit. Këta banorë, këto familje, posaçërisht të rinjtë i ndihmojnë njëri tjetrit sa herë që kanë nevojë e për çdo gjë. Janë të vetëdijshëm se vetëm kështu mund t’ia dalin jetës, sepse këtu kushtet e jetesës janë sfiduese, siç janë rrugët p.sh. që duhet të mirëmbahen përherë, sepse prishen shpejt, pastaj largësia e qyteteve, mungesa e automjeteve të transportit e të udhëtimit etj., Këto punë të rënda kërkojnë forcë, vullnet, shkathtësi e durim.

Në lagje kanë ndërtuar objektin e ri të shkollës fillore, në të cilën mësojnë fëmijët e lagjes, e cila, pothuajse, asnjëherë nuk është mbyllur, ngase vazhdimisht ka pasur nxënës. Tani mësues është Ilmi Bajrami.

Pra, Lagjja e Tahirajve me numrin më të madh të familjeve është bërë shembull i rifillimit të jetës në Suharnë. Është deshtë mund, punë e sakrificë për të arritur deri këtu. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Tre kompromise që mund t’i kërkohen Kosovës

June 22, 2022

Mrizi i politikanëve nën mallkimin e zanave!

June 21, 2022

Për të mos harruar …

June 20, 2022

Leave A Reply Cancel Reply

Mos humbni
Lajme Qendrore

Zeka: Rritja ekonomike do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara e investimeve kapitale

By adminJune 25, 2022

Në kushtet e një inflacioni të tillë që po shënon rritje nga muaji në…

Kryetari Hyseni: Të hënën do të jem përballë jush qytetarë të nderuar të Gjilanit!

June 25, 2022

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Lagjen Malësia-Tugjec, Gmicë, Svircë, Zajqec, Meshinë

June 24, 2022

Mbahet punëtoria për etikën, transparencën dhe llogaridhënien në Administratën Komunale

June 24, 2022
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook Twitter
Më të popullarizuarat

Zeka: Rritja ekonomike do të varet nga ardhja e diasporës dhe shtyrja përpara e investimeve kapitale

June 25, 2022

Kryetari Hyseni: Të hënën do të jem përballë jush qytetarë të nderuar të Gjilanit!

June 25, 2022

Zgjedhet kryetari dhe anëtarët e Këshillit Lokal në Lagjen Malësia-Tugjec, Gmicë, Svircë, Zajqec, Meshinë

June 24, 2022
Partnere:
© 2022 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Komerciale

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.