Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Drejtoresha e Administratës Komunale në Gjilan, Arbenita Sopi Haziri: Esati ishte i përgjegjshëm në punë, i përkushtuar në detyra, i afërt me kolegët dhe i dashur me të gjithë

July 17, 2025

Nënkryetari i LDK-së, Arbër Ismajli: Mbetja pa Esadin është humbje e rëndë jo vetëm për familjen, por edhe kolegët dhe gjithë komunitetin që që i ka shërbyer me përkushtim

July 17, 2025

Kreu i AAK-së Nazim Gagica: Esadi ishte njeri i urtë, i qetë e i palodhur dhe gjithmonë i gatshëm për të dhënë më të mirën për institucionin dhe qytetarët

July 17, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Drejtoresha e Administratës Komunale në Gjilan, Arbenita Sopi Haziri: Esati ishte i përgjegjshëm në punë, i përkushtuar në detyra, i afërt me kolegët dhe i dashur me të gjithë
  • Nënkryetari i LDK-së, Arbër Ismajli: Mbetja pa Esadin është humbje e rëndë jo vetëm për familjen, por edhe kolegët dhe gjithë komunitetin që që i ka shërbyer me përkushtim
  • Kreu i AAK-së Nazim Gagica: Esadi ishte njeri i urtë, i qetë e i palodhur dhe gjithmonë i gatshëm për të dhënë më të mirën për institucionin dhe qytetarët
  • Ndërroi jetë Esat Morina, zyrtar komunal në Gjilan
  • Mbahet diskutimi publik për Planin për mësim tërëditor në Kamenicë
  • Kryetari Haliti shikon nga afër punimet në shkollat fillore të mesme të ulët në Gërmovë dhe Viti
  • Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë shtrirë 6 mijë e 628 pacientë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit
  • Kriza demografike: Kosova në recesion
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Opinione»Nëna Pashke, më e fortë se vetë guri, e rëndë sa vetë liria
Opinione

Nëna Pashke, më e fortë se vetë guri, e rëndë sa vetë liria

adminBy adminJuly 25, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

NGA ENGJËLL I. BERISHA

Asnjë gurë nuk është më i fortë se karakteri i saj. Asnjë lajthitje nuk e rrëzon virtytin njerëzor të saj, as kur e bëjmë copa – copa edhe bjeshkën nëse i rri afër. Se zemra e nënës peshon më shumë se krejt bota, në trupin e saj.

Nëna Pashke u bë përfaqësuese e të gjitha nënave, për tu bërë gurë lirie, e fortë sa vetë guri copa e shkëmbit, e përjetshme sa bjeshka. Ajo sikur u tha nënave, – po bëhem unë zëri i juaj, dhimbja dhe dashuria për bimët e shpirtit, deri te vetë Zoti me u tregua se sa e fortë është zemra e nënës, se çka bëjnë nënat për fëmijët e vetë. E besa e Zotit, me i tregua ndërgjegjes njerëzore mos ta lejojnë krimin me shkua deri te akti i flijimit, se liria e gjenetika ka një kod i cili ta djegë shpirtin e ta shkrumon trupin pa e mat me loçkën e zemrës.

Shumë krime, po kaq shumë nëna digjeshin flakë në shpirte, me sytë kah dera e oborrit, kur po hapet me u kthye djemtë, vajzat. Me u kthye baba, nëna, burri. Me iu kthye jetës, se varej peng liria, e mendja rrinte pezull ku me pushua në trupin që dremitej.

E gjatë ishte pritja e njerëzve të zhdukur. Kaq i gjatë ankthi me shpresë e me rrapullimë ushtime të fërkemeve.

Nëna Pashke u bë nëna e të gjithë neve dhe e mori këtë epitet prej nëne, për ne që e jetonim kohën e saj, ne që e njihnim e që do ta ruajmë për simbolin e kuptimit të lirisë.

E kishte lënë një fjalë prej guri dhe u bë më shumë se gurë në shpirtin e saj. “Nëse mi gjan dishka djemtë, ju baj be se nuk kam me jetu ma, se djemtë e mi nuk i kan ba kurrëgja kurkujt“, ishte shprehur nëna Pashke prej ditës që kishte shkelur në tokën e Shqipërisë pas 27 prillit 1999, kur në Meje e Korenicë, pos dy djemve të saj, barbaria serbe kishte ndalur dhunshëm qindra shqiptarë shumë prej të cilëve ende konsiderohen të zhdukur. Dhe karakteri i hekurt i nënës Pashke, mori vendim të prerë, ndonëse duhet të mbijetohet në këtë jetë, ajo u vetëflijua krejt afër djemve Gjevalinit dhe Milanit.

Dhe Dita e Ndarjes, për nënë Pashken kishte mbetur në shikim ashtu si ajo ditë katër vjet më parë, kur polici ia zbriti të dy djemtë nga traktori, Gjevalinin dhe Milanin dhe kjo nënë vrapoi pas tyre, por polici ia kishte zënë rrugën dhe i kishte thënë se “A po donë me ti vra të dy djemtë ndër sy tu, apo po do të largohesh”. Dhe vetëm atëherë ishte larguar duke menduar se po u ndihmonte në njëfarë mënyre nëse respekton urdhrat e policit vrastar.

Nëna Pashke zgjodhi edhe ditën e flijimit, pikërisht ditën e marte, për ti ngjarë ditës kur ia kishin vrarë djemtë. Edhe në këtë ditë kishte mjegull në fshat, zgjodhi edhe orën e daljes nga shtëpia sikur se në ditën e 27 prillit të vitit 1999. Ajo u zhduk nga sytë e të tjerëve, ashtu siç ishin zhdukur djemtë e saj katër vjet më parë. Dhe çdo gjë veproi për ta imituar rastin e djemve ashtu siç kishte ndodhur me ata: Të vritet, të kërkohet trupi i saj, të jetë trupi i djegur. Të bëhet varrimi të premten, ashtu siç ishte një javë më parë ditë e premte, varrimi i 29 kufomave, ku ishin edhe 2 djemtë e nënës Pashke. Vuajtjen e zgjodhi, ngase iu duk se ditën kritike nuk kishte shkuar me ta deri në vdekje.

Pas identifikimit të djemve, ditën e varrimit ajo pasi që kishte shikuar eshtrat e djemve në morgun e Rahovecit në ditën e 23 majit kur edhe u bë rivarrimi në fshatin Meje në vendndodhjen e masakrës, eshtrat që i kishte prekur me dorë, duke i shtrënguar forte, ajo në vetvete e kishte bërë betimin. Mori pak benzinë, një shkrepës, ua bëri vizitën djemve, u lag me benzinë, dhe ia vuri flakën vetit.

Kështu kishte shprehur protestën e vet para ndërgjegjes njerëzore. Ajo nuk dinte më shumë të bënte për t´i treguar botës se djemtë e saj janë vrarë të pafajshëm, ashtu sikurse nuk kishin faj as djemtë e tjerë të nënave shqiptare.

Flijimi për tokën. Flijimi për frytin e barkut. Flijimi për ndërgjegjen njerëzore. Flijimi për Lirinë. Ky ishte Viti i Madh 1998, kur djem nënash të gjakut shqiptar lëshuan pllehshëm lëngun e Kuq mbi jetën e zezë, që e bënte mbretëria barbare sllave mbi këta shqiptarë. Kështu duhet të lutemi edhe ne për nënën Pashke, ndërsa aktin e flijimit t´ia drejtojmë ndërgjegjes njerëzore se ç ´faj kishin djemtë e Kosovës që vriteshin..!

Një varr ka në Korenicë ku i pushon trupi. Dhe ka një monument aq të madh në kuptimin e dashurisë njerëzore përtej trupit gjitha dhimbjeve që ndjejmë, e përtej gjitha fjalëve që na provokon stërkeqa.

Pusho, se shpirti po të ecën te secili varr në Meje e Korenicë, në Dardaninë e shekujve që e priten ditës të mos u vriten djemtë

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kriza demografike: Kosova në recesion

July 17, 2025

Arti dhe politika…

July 11, 2025

Deputeti Shaip Kamberi flet për bojkotimin e punimeve në parlamentin serb – ky është mesazhi i tij

July 6, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Drejtoresha e Administratës Komunale në Gjilan, Arbenita Sopi Haziri: Esati ishte i përgjegjshëm në punë, i përkushtuar në detyra, i afërt me kolegët dhe i dashur me të gjithë

By adminJuly 17, 2025

Me dhembje morëm lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit të Drejtorisë së Administratës,…

Nënkryetari i LDK-së, Arbër Ismajli: Mbetja pa Esadin është humbje e rëndë jo vetëm për familjen, por edhe kolegët dhe gjithë komunitetin që që i ka shërbyer me përkushtim

July 17, 2025

Kreu i AAK-së Nazim Gagica: Esadi ishte njeri i urtë, i qetë e i palodhur dhe gjithmonë i gatshëm për të dhënë më të mirën për institucionin dhe qytetarët

July 17, 2025

Ndërroi jetë Esat Morina, zyrtar komunal në Gjilan

July 17, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Drejtoresha e Administratës Komunale në Gjilan, Arbenita Sopi Haziri: Esati ishte i përgjegjshëm në punë, i përkushtuar në detyra, i afërt me kolegët dhe i dashur me të gjithë

July 17, 2025

Nënkryetari i LDK-së, Arbër Ismajli: Mbetja pa Esadin është humbje e rëndë jo vetëm për familjen, por edhe kolegët dhe gjithë komunitetin që që i ka shërbyer me përkushtim

July 17, 2025

Kreu i AAK-së Nazim Gagica: Esadi ishte njeri i urtë, i qetë e i palodhur dhe gjithmonë i gatshëm për të dhënë më të mirën për institucionin dhe qytetarët

July 17, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.