Një qytetar në Gjilan, derisa ishte duke ecur rrugës është rrëzuar dhe sipas asaj që është raportuar në polici dyshohet se të njejtit iu kishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Njësitë relevante policore kanë dalur në vendngjarje ,ndërsa nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës.
Rasti nga policia është cilësuar si vdekje natyrale.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve./Gjilani INFO/


