Në një lokal, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, një i ri ka ndërruar jetëderisa ishte ulur bashkë me miqtë e tij.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, togeri Shaqir Bytyqi.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00 në një lokal në Prizren. Derisa ishte duke biseduar me shokët e tij tanimë i ndjeri, ka rënë nga karriga. Ai është dërguar në Qendren Emergjente ku edhe është konstatuar vdekja”, tha ai.
Bytyqi theksoi se trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.