Mbi vendin tonë sot pritet të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të arrijnë deri në 12 gradë celsius.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7 deri në 12 gradë Celsius.