Burimet natyrore, si thëngjilli dhe disa minerale të tjera, mund të jenë faktorë kyç në krijimin e një qëndrueshmërie ekonomike dhe mund të sigurojnë një rritje ekonomike dhe joshje investitorëve strategjikë. Mirëpo në pratikë ka ndodhur e kundërta. Jo vetëm që nuk u joshën investitorët e huaj, por ata u dëbuan me metodat më barbare. Kjo edhe për faktin se nuk funksionon diplomacia ekonomike, e cila përmendet shkarazi vetëm në ndonjë takim kurtoazie të politkanëve tanë me diplomat e huaj
Nga Mehmet PRISHTINA
Para shpalljes së pavarësis (2008), Kosova me të drejtë ankohej se nuk kishte sovranitet të plotë politik e institucional për të hartuar një strategji të mirëfillt ekonomike, sepse disa kompetenca të kësaj fushe i takonin UNMIK-ut, si rrjedhojë e Rezolutës 1244. Efektet negative të mungesës së sovranitetit janë reflektuar negativisht në shumë fusha dhe sidomos në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar me organizatat ndërkombëtare, siç janë Banka Botërore, OBT dhe organizatat tjera financiare ndërkombëtare-tregtare. Megjithatë bashkësia ndërkombëtare siguroi një mbështetje substanciale për rindërtimin e pasluftës dhe rivitalizimin e Kosovës, me ç’rast u zbatua me sukses programi i rikonstruimit gjatë fazës emergjente, ku edhe u shënua progres në zhvillimin ekonomik, posaçërisht gjatë periudhës 1999-2002.
Në fazat e mëvonshme u dëshmua se zhvillimi ekonomik nuk u dhëhoq nga një strategji afatgjate e cila do të bazohej mbi mendimin shkencor të ekspertëve. Të gjitha qeveritë, pa përjashtim, hartuan strategji ekonomike populiste, vetëm për efekte elektorale, që nuk u zbatuan asnjëherë, sepse ishin të destinuara të dështojnë.
Një ekonomi kombëtare konsiderohet e qëndrueshme nëse është e aftë të shfrytëzojë burimet dhe kapacitetet e saj njerëzore, financiare dhe kapitale, për gjenerimin e rritjes të vazhdueshme ekonomike dhe për sigurimin e mirëqenies së gjithë banorëve të saj.
Përvoja 20 vjeçare ka dëshmuar se burimet njerëzore në Kosovës janë sfrytëzuar vetëm në ato fusha ku përkatësia partiake ka qenë kriter mbizotërues kundrejt kritereve profesionale. Kjo pastaj ka ndikuar në ngecjen e rritjes ekonomike dhe të mirëqenies së qytetarëve.
Sipas statstistikave rezulton që nga viti 2002 rritja ekonomike ka shënur një ngadalësim gradual që u reflektua në përkeqësimin e pozitës sociale të qytetarëve, gjegjësisht në rritjen e papunësisë. Ky trend negative i zhvillimit ekonomik ndikoi negativisht edhe në psikologjinë e investitorëve e donatorëve të huaj, dhe për pasojë kemi reduktimtë donacioneve ndërkombëtare për 75% në krahasim me periudhën deri më 2002.
Nëse iu referohemi të dhënave që i plasojnë here pas here ekspertët, mund të themi se sa i përket pasurive natyrore, Kosova mund të konsiderohet relativisht e pasur dhe ka përparësi në krahasim me vendet e rajonit. Këto pasuri, sidomos minierat, mund të konsiderohen burime të zhvillimit, me kusht që të janë të shoqëruara me teknologji të avancuara dhe shërbime nga fusha e hulumtimeve zhvillimore. Burimet natyrore, si thëngjilli dhe disa minerale të tjera, mund të jenë faktorë kyç në krijimin e një qëndrueshmërie ekonomike dhe mund të sigurojnë një rritje ekonomike dhe joshje investitorëve strategjikë.
Mirëpo në pratikë ka ndodhur e kundërta. Jo vetëm që nuk u joshën investitorët e huaj, por ata u dëbuan me metodat më barbare. Tani kur Kosova ballafaqohet me një normë papunësie prej 40%, dhe me bilanc negativ tregtar, është shumë vështirë të binden investitotorët e huaj që të derdhin kapitalin e tyre në vendin tonë. Kjo edhe për faktin se nuk funksionon diplomacia ekonomike, e cila përmendet shkarazi vetëm në ndonjë takim kurtoazie të politkanëve tanë me diplomat e huaj, por edhe çpër faktin se nuk kemi ndonjë dokument që mund të quhet Strategji e diplomacisë ekonomike.
Çdo shtet që ka pretendime serioze, i kushton një rëndësi të madhe diplomacisë ekonomike, për arsye se diplomacia ekonomike është një krah i fortë që mund të shërbejë për të zgjeruar rritjen e influencës ekonomike.
Në rrethanat kur shërbimi ynë i jashtëm diplomatik nuk është kompletuar me stafin e domosdoshëm, është iluzore që të kemi një diplomaci të mirëfillt ekonomike. Nëse bazohemi në gjendjen faktike, atëherë ambasadat tona kanë dështuar të lehtësojnë qasjen në tregjet e huaja për bizneset nacionale, në tërheqjen e investimeve direkte të huaja dhe pjesëmarrja në institucionet ndërkombëtare duke i’u shërbyer interesave nacionale.
Prandaj, është e domosdooshme që krahas Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës të aktivizohen edhe digasterët tjerë që të ndërrmarin nisma të përbashkëta për funksionalizimin ndër-institucional me qëllim realizimin e suksesshëm të diplomacisë ekonomike. KJo mund të arrihet nëse misionet diplomatike sigurojnë material propagandues për kapacitetet egzistuese të Kosovës, si dhe organizojnë takime të odave ekonimikee tregtare ku bizneset nga Kosova do të prezantonin vlerat dhe kapacitet e veta. Por kjo nuk mund të arihet pa një kuadër të kualifikuar profesionalisht, i cili do të operonte me njohuri që janë kompatibile me trendet ndërkombëtare të ekonomisë dhe biznesit.