Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan, ka vazhduat aktivitetet e fushatës me takimet në Dobërçan, Pogragjë e Malishevë ku ka kërkuar mbështetje për kandidatët e këtij subjekti për deputet për zgjedhjet e parakoshme nacionale të 7 Qershorit.
Për LDK-në, mentaliteti parti-shtet do të marrë fund me 7 qershor.
“Faleminderit Dobërçanit, Pogragjës e Malishevës që na dhanë dashni, mikpritje e mbështetje për listën e LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj! LDK, besë e shpresë për Kosovën!”, ka thënë Lutfi Haziri, kreu i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh kandidat për deputet.


