Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe Pozheran

June 16, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale

June 16, 2026

Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit

June 16, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe Pozheran
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale
  • Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit
  • Arrestohet në Viti një person i kërkuar për mashtrim me subvencione
  • Moti sot
  • Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita e Çlirimit të Gjilanit
  • Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit
  • Hyseni: Gjilanin do ta bëjmë një qendër të rëndësishme të zhvillimit ekonomik dhe industrial
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»Kryeministri Albin Kurti: Shtëpia e Rexhep Malës, që mbart aq shumë histori, shpallet aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore
Lajme Lokale

Kryeministri Albin Kurti: Shtëpia e Rexhep Malës, që mbart aq shumë histori, shpallet aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore

adminBy adminJanuary 11, 2024No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, i shoqëruar nga ministri Hajrullah Çeku, nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, drejtori për Kulturë, Rini e Sport, në Gjilan, Kushtrim Zeqiri  dhe shumë  bashkëpunëtorë, ka qëndruar në shtëpitë e familjeve të Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës dhe shtëpinë  e Rexhep Malës e ka shpallur aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore.

Ilmi Ramadani, bashkëveprimtar i Rexhep Malës, i ka shpjeguar kryeministrit Kurti vendin ku ka qëndruar në ilegalitet Rexhep Mala, që ishte një lloj bunkeri, me hyrjen të mbuluar me dhe katër bazat e tjera duke qëndruar në to në ilegalitet në rrethanat e atëhershme.

Kryeministri Albin Kurti, në oborrin e shtëpisë së Rexhep Malës, bëri me dije se  nga sot kjo shtëpi do të jetë një aset i trashëgimisë kulturore dhe e mbrojtur, e cila do të shndërrohet në muze.

“Në shekullin XX. Lëvizja Çlirimtare ka qenë shprehje tejet e rëndësishme e kulturës popullore në Kosovë dhe organizimi ilegal ka qenë infrastruktura e vullnetit të popullit për liri e për bashkim”, ka thënë kryeministri Kurti, që ka shtuar se prandaj ne tregojmë kujdesin tonë për trashëgimi kulturore, e cila vazhdon të na frymëzojë dhe në të njëjtën kohë na mbush me përgjegjësi për punët dhe detyrat që i bëjmë gjithnjë në frymën e idealeve të heronjve dhe dëshmorëve të kombit.

Kurti ka thënë se në këtë ditë, në 40-vjetorin e rënies heroike të Rexhep Malës e të Nuhi Berishës, kanë vizituar këto dy familje bashkë me bashkëveprimtarët e tyre. Ai ka thënë se disa baza kanë qenë në oborrin e shtëpisë së Rexhep Malës dhe ato kanë mundësuar organizimin e qindra e më vonë

edhe të mijëra veprimtarëve, të cilët kanë dhënë gjithçka për Republikën e Kosovës dhe për bashkimin kombëtar.

Kryeministri Kurti ka shtuar se një bazë e rëndësishme ka qenë tek pragu i dyerve të oborrit, të cilën Rexhep Mala e ka ndërtuar pasi që ka dalë nga burgu, me mendjen e tij të mprehtë, duke llogaritur që edhe atëherë, kur forcat policore okupatore armike do t’i shtyjnë dyert e oborrit do të hyjnë me aq shpejtësi, sa që nuk do ta shikojnë pragun dhe pragu i shtëpisë është menduar mençur dhe drejt prej tij, si nj vend i sigurt për bazën e organizimit ilegal.

“Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës, të gjithë ne i kemi aq shumë borxh për qëndresën e tyre, për organizimin e tyre dhe për flijimin e tyre”, ka thënë kryeministri Albin Kurti.

Hajrullah Çeku, ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë se prej sot kjo shtëpi, që mbart shumë histori dhe që ka qenë një bazë shumë e rëndësishme e aktivitetit ilegal, patriotik dhe atdhetar të Rexhep Malës dhe të shumë shokëve të tij, është në mbrojtjen e shtetit dhe shpallet aset i mbrojtur i trashëgimisë kulturore, andaj ai ka falënderuar familjen Mala për bashkëpunimin që sot të merret ky vendim dhe së bashku me organet relevante do të nisin diskutimet  për ta muzealizuar këtë shtëpi,  këtë oborr me të gjitha elementet edhe historike edhe shpirtërore që i mbart me vete dhe edhe ky aset i shtohet listës së monumenteve të mbrojtura nga shteti dhe këtu do të dokumentohet nj periudhë dhe një aktivitet i rëndësishëm që lidhet me emrin e Rexhep Malës dhe me shumë emra dhe periudha të rezistencës atdhetare në vendin tonë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe Pozheran

June 16, 2026

Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita e Çlirimit të Gjilanit

June 16, 2026

Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit

June 15, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe Pozheran

By adminJune 16, 2026

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili,…

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale

June 16, 2026

Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit

June 16, 2026

Arrestohet në Viti një person i kërkuar për mashtrim me subvencione

June 16, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe Pozheran

June 16, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre 12 aktakuza për vepra të ndryshme penale

June 16, 2026

Policia: 2182 gjoba trafiku dhe 70 aksidente brenda 24 orëve të fundit

June 16, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.