Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

March 13, 2026

Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

March 13, 2026

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi
  • Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit
  • Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan
  • Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës
  • Filluan Garat Regjionale të Kur’anit në Gjilan
  • Gjilan: Drejtoria e Arsimit dhe Policia garantojnë një mjedis të sigurt për nxënësit dhe stafin arsimor
  • Drejtoresha Kadriu, premton mbështetje për qendrën e qëndrimit ditor për të moshuar
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza kundër pesë personave
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Kosovarët gjatë vitit 2024 shpenzuan mbi 125 milionë euro në cigare
Lajme Qendrore

Kosovarët gjatë vitit 2024 shpenzuan mbi 125 milionë euro në cigare

adminBy adminJanuary 31, 2025No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, viti 2024 ka sjellë një rritje të konsiderueshme në vlerën e importit të duhanit, një produkt që po konsiderohet gjithnjë e më shumë si një artikull luksi.

Vlera e përgjithshme e importit të duhanit në Kosovë ka arritur në 125 milionë e 244 mijë e 175 euro, duke qenë kështu mbi 6 milionë euro më shumë se në vitin 2023, kur shifra përkatëse ishte 119 milionë e 170 mijë e 767 euro.

Në aspektin e sasisë, Kosova ka importuar gjithsej rreth 4 mijë e 150 tonë duhan gjatë vitit 2024, ndërsa në vitin 2023 kjo sasi ishte pak më e lartë, me 4 mijë e 187 tonë.

Megjithatë, rritja në vlerën e importit tregon një prirje të qartë drejt rritjes së çmimeve të këtij produkti.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimi i duhanit ka rritur me 1.4 për qind në muajin dhjetor 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Kjo rritje në import dhe konsum të duhanit ndodh përkundër efekteve negative shëndetësore që ky produkt sjell.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, shifrat e vdekjeve të shkaktuara nga përdorimi i duhanit në botë janë shumë të larta.

Megjithatë, qytetarët e Kosovës vazhdojnë ta përdorin duhanin, duke plotësuar kështu një qejf personal, pavarësisht nga pasojat e rrezikshme për shëndetin.

Kjo situatë nuk është vetëm një çështje shëndetësore, por edhe ekonomike.

Në një vend ku ekonomia është ende në zhvillim dhe lufton me sfidat e varfërisë, shpenzimet e mëdha për duhan nxjerrin në pah një paradoks të rëndësishëm: si mund të përdoren burimet e kufizuara financiare për një produkt që sjell vetëm dëme?

 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës

March 10, 2026

Mot i ndryshueshëm në Kosovë gjatë ditëve në vijim

March 8, 2026

Mot me diell sot, temperaturat deri në 18°C

March 7, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

By adminMarch 13, 2026

Inspektorët e Shërbimeve Publike nga Drejtoria e Inspekcionit, kërkojnë nga pronarët e subjekteve afariste dhe…

Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

March 13, 2026

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026

Kryetari Hyseni: Fillon ndërtimi i njërës nga rrugë kryesore të Velekincës

March 10, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Drejtoria e Inspekcionit kërkon largimin e kiosqeve e lodrave nga sheshi

March 13, 2026

Drejtori Isufi: Do të mbështesim zhvillimin e bujqësisë edhe këtë vit

March 13, 2026

Shënoi 13-vjetorin e themelimit Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan

March 10, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.