Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku
  • Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit
  • Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë
  • Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti
  • Nisen për në Stamboll 24 maturantë nga Kamenica
  • Përparim Kryeziu viziton shkollat profesionale në Gjilan, në fokus arsimi dual dhe investimet në edukim
  • Aktivitetet javore në trafikun rrugor në rajonin e Gjilanit
  • Vendoset gurthemeli i objektit të ri të Pediatrisë në Spitalin e Përgjithshëm
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Qendrore»Kosovarët blejnë barna më të shtrenjtat në rajon, këtë vit pritet miratimi i ligjit që rregullon çmimet
Lajme Qendrore

Kosovarët blejnë barna më të shtrenjtat në rajon, këtë vit pritet miratimi i ligjit që rregullon çmimet

adminBy adminApril 30, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kosova vazhdon të ketë treg të çrregulluar farmaceutik ndërsa qytetarët vazhdojnë të blejnë barna me çmimet më të shtrenjta në rajon, kjo në mungesë të infrastrukturës ligjore. Ministria e Shëndetësisë synon që Ligjin për rregullimin e çmimit të produkteve medicinale sivjet ta miratojë në Kuvendin e Kosovës pasi aktualisht sipas tyre ligji ndodhet në fazën finale të hartimit.

Oda e Farmacistëve të Kosovës kërkon me urgjencë të miratohet ky ligj me qëllim të rregullimit të tregut farmaceutik, ndërsa Ministria e Shëndetësisë, në një përgjigje për KosovaPress, ka bërë të ditur se ligji parashihet të zbatohet për qarkulluesit me pakicë dhe shumicë të produkteve medicinale, nga përfaqësuesi i mbajtësit të autorizimit për marketing, mbajtësi i autorizimit për marketing dhe institucionet publike.

Po ashtu, parashihet që çmimet e produkteve medicinale të përcaktohen në bazë të metodologjisë së çmimeve referente të jashtme.

“Grupi punues për Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale i Ministrisë së Shëndetësisë është në fazën finale të hartimit të këtij ligji që përcakton çmimet e produkteve medicinale për shitësit me shumicë dhe pakicë në Republikën në Kosovës. Ky ligj, pas miratimit në Qeveri, ku do të dërgohet së shpejti pas marrjes së komenteve finale në draft, do të procedohet në Kuvend nga ekzekutivi dhe parashihet të zbatohet për qarkulluesit me pakicë dhe shumicë të produkteve medicinale, përfaqësuesi i mbajtësit të autorizimit për marketing, mbajtësi i autorizimit për marketing dhe institucionet publike. MSh pret që ligji gjithsesi të miratohet sivjet dhe të përcaktohet edhe dinamika e zbatimit konkret”, thuhej në përgjigjen e MSh-së.

Nënkryetarja e Odës së Farmacistëve të Kosovës, Dardane Mehaj thotë se prej 20 vitesh është shfaqur nevoja për një ligj që rregullon çmimet e produkteve medicinale.

Përkundër premtimeve të Ministrisë së Shëndetësisë që deri më 30 prill do të dërgohet ky projektligj në Qeveri, ajo thotë se ende nuk kanë parë asnjë lëvizje në këtë drejtim.

Sipas nënkryetares së Odës së Farmacistëve të Kosovës me këtë ligj çmimet e barnave do të jenë të njëjta në të gjithë Kosovën dhe po ashtu do të respektohet më shumë puna e farmacistëve.

“(Ligji) Është shumë i rëndësishëm, në rend të parë për farmacistë, nuk diskutohet sa është i rëndësishëm sepse e vë në pah punën e farmacistit, punën profesionale të tij, kurse për qytetarët është ende më e rëndësishme se kanë me i pas çmimet unike në çdo barnatore të Kosovës… Ligji e rregullon çmimin në të gjitha barnatoret njëjtë, do të thotë një bari i cili procesohet në Kosovë do të jenë i njëjtë në të gjitha barnatoret e Kosovës me ligjin për çmime dhe për atë është shumë e rëndësishme, në atë rast vjen në shprehje profesionalizmi i farmacistëve e jo si deri më tani duhet të diskutohet puna e çmimeve se a është më lirë apo më i shtrenjti edhe pse nuk është punë e farmacistit që të merret me çmimet, por fatkeqësisht derisa nuk ka një unifikim dhe rregullim të çmimit të barit farmacisti detyrohet të japi shpjegime pse është më e shtrenjtë dhe më e lirë edhe pse nuk është faji i tij hiç”, tha ajo.

Mehaj u shpreh se në mungesë të infrastrukturës ligjore qytetarët e Kosovës i paguajnë barnat më së shtrenjti në rajon.

Prandaj, ajo konsideron se përfituesit më të mëdhenj nga Ligji për rregullimin e çmimit të produkteve mediciale do të jenë qytetarët.

“Ne paguajmë barna më së shtrenjti në rajon për shkak se nuk është e rregulluar me ligj as me udhëzim apo dokument tjetër, dhe blejmë barna më shtrenjtë se rajoni. Një prej barnave që përdoret për terapi kronike derisa në vendet e rajonit kushton 2 euro, tek ne vjen me çmim 8 euro ose 9 euro llogarisni sa shtrenjtë blejmë barna, ajo do të kursente xhepin e qytetarëve në rend të parë, xhepin e shtetit tonë në rend të dytë, do të na kursente edhe neve si farmacistë prej polemikave të përditshme gjatë ushtrimit të profesionit tonë”, theksoi ajo.

Edhe anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale flasin për rëndësinë e miratimit sa më të shpejtë të këtij ligji.

Sipas deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu, i cili është anëtar në këtë komision, me Ligjin për rregullim të çmimit të barnave do të ndaloheshin çmimet abuzive të produkteve medicinale.

“Jashtëzakonisht i rëndësishëm sepse ju e keni parë që edhe në kohë krize por edhe pa kohë krize operatorët ekonomikë kanë abuzuar me çmimin e barnave, një çmim i cili ka kushtuar në vendet e rajonit por e marrim shembull 30 centë tek ne është shitur me 15 euro, kemi parë një abuzim me çmim të barnave gjatë kohës së pandemisë dhe së fundmi kemi një marrëveshje të UNOPS-it me MSh ku blerja e barnave edhe nga institucionet është bërë me çmime abuzive dhe kështu përfundimisht do t’i jepte fund këtij problemi të çmimit të barnave dhe parashihet pastaj rimbursimi i barnave për qytetarët… (Ligji) Do të ndikojë drejtpërdrejte në uljen e çmimit të barnave, do të ndihmonte drejtpërdrejtë qytetarët që t’i blejnë barnat më lirë dhe pastaj të ketë edhe rimbursim për barnat”, theksoi Haxhiu.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, vitin e kaluar kur Ministrinë e Shëndetësisë e drejtonte Arben Vitia ia kishte dorëzuar projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave të iniciuar nga ai. Po ashtu, ekziston edhe një udhëzim administrativ për rregullimin e çmimit të produkteve dhe pajisjeve medicinale.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Moti sot me diell dhe vranësira

May 20, 2026

Moti me diell gjatë ditës së sotme

May 18, 2026

Moti sot

May 17, 2026
Mos humbni
Kronikë

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

By adminMay 23, 2026

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme të 24 orëve të fundit, ku janë…

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026

Policia nis hetimet lidhur me rastin e përfshirjes të një lokali nga zjarri në Viti

May 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Statistikat e fundit nga Policia: 21 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa trafiku

May 23, 2026

Marrëveshja e Konçulit mes pritjës dhe realitetit

May 23, 2026

Arrestohet një person për vjedhje në një xhami në Gërmovë të Vitisë

May 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.