Gyltekin Selimi, trajneri i njohur gjilanas, është rikthyer për të udhëhequr KB Dritën në Ligën e Parë të Kosovës.
Me një synim të qartë për t’u ngjitur në Superligë,
Selimi sjell me vete përvojën dhe aftësitë taktike tashmë të dëshmuara.
Nën drejtimin e tij, Drita synon të ndërtojë një ekip të fortë dhe të garojë për një vend në elitën e basketbollit Kosovar.
Rikthimi i Selimit ka ngjallur entuziazëm dhe shpresë te tifozët, të cilët besojnë se ai do të jetë çelësi i suksesit për klubin këtë sezon./GJILANI INFO/


