Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Luftëtarët e lirisë do të kenë gjithmonë vend nderi në zemrën tonë dhe në bashkëqeverisjen tonë të ardhshme me ta

November 5, 2025

Hyseni: Cërnica jonë sonte na priti krahëhapur!

November 5, 2025

Aktivitetet ditore të Alban Hysenit – Vizita e takime të ndryshme

November 5, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Luftëtarët e lirisë do të kenë gjithmonë vend nderi në zemrën tonë dhe në bashkëqeverisjen tonë të ardhshme me ta
  • Hyseni: Cërnica jonë sonte na priti krahëhapur!
  • Aktivitetet ditore të Alban Hysenit – Vizita e takime të ndryshme
  • Arbëri për shëndetësinë
  • Dy aktakuza për vepra të ndryshme penale në Gjilan
  • Mbi 2 mijë e 170 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Kryetari Hyseni, takon studentët që mbajtën praktikën me pagesë në institucionet komunale
  • Moti sot me vranësira dhe intervale kohore me diell
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Lajme Lokale»KKSB: Kërkohet thellim i bashkëpunimit mes qytetarëve dhe policisë për raportim të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore
Lajme Lokale

KKSB: Kërkohet thellim i bashkëpunimit mes qytetarëve dhe policisë për raportim të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore

adminBy adminOctober 25, 2022No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, në mbledhjen e sotme të rregullt, ka vlerësuar gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë si të qetë dhe stabile. Ndërkohë që në kuadër të këtij takimi, është mbajtur edhe një tryezë e përbashkët e të gjitha instancave të sigurisë, me temë “Trafikimi me qenie njerëzore, e ku merrnin pjesë edhe përfaqësues të Drejtorisë rajonale të policisë së Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme-Zyra e sekretariatit për strategjitë, ICITAP-i amerikan, Forca e Sigurisë së Kosovës, EVSB-ja etj.

Një fjalë rasti në këtë tryezë e mbajti kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili pasi përshëndeti të pranishmit dhe uroi organizatorët, tha se sa i përket parandalimit të trafikimit me qenie njerëzore, Institucionet komunale të Vitisë, në vazhdimësi kanë qenë të përkushtuara për luftimin e dukurive deviante dhe të rrezikshme, e ndër to edhe atë të trafikimit me qenie njerëzore.

“Edhe këtë vit kemi iniciuar fushatën vetëdijësuese për komunitetin në përgjithësi, e sidomos për moshat e reja, që ka për qëllim mbrojtjen nga dukurit negative në shoqëri me moton “Mos Hesht”. Në kuadër të kësaj fushate do të organizohen aktivitete të ndryshme në shkollat e komunës së Vitisë, ku edhe do të shpërndahen fletëpalosje e do të mbahen ligjërata vetëdijësuese. Institucionet komunale janë të përkushtuara në mbrojtje të qytetarëve të saj, ku për këtë arsye kemi bërë një sërë politikash komunale, që kontribuojnë në sigurinë publike të qytetarëve, politika këto të hartuara në planin komunal për siguri në bashkësi, që kanë të bëjnë edhe me dhunën në familje, trafikim me qenie njerëzore, rrezikun nga rrjetet sociale, përdorimi i narkotikëve, etj”, ka thënë kryetari Haliti.

Ndërkaq, togeri Suad Murati nga Drejtoria kundër trafikimit me qenie njerëzore, duke vlerësuar se trafikimi me qenie njerëzore vazhdon të mbetet shqetësim, ka theksuar se kjo përbën shkeljen më flagrante të të drejtave të njeriut dhe paraqet një kërcënim madhor për sigurinë e shtetasve. Duke e ditur se viktima potenciale të trafikimit mund të jenë edhe fëmijët lëmoshë kërkues në rrugë,

Murati ka kërkuar nga qytetarët që të ndërpresin dhënien e lëmoshës, sepse në këtë formë nxisin shtimin e numrit të lëmoshë kërkuesve dhe ardhjen e tyre dhe nga jashtë. Në këtë tryezë folën edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, Isa Maloku nga ICITAP-i, Begishe Krasniqi kapiten në policinë e Kosovës, përfaqësuesi i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Fatbardha Emini drejtoresh e Arsimit në Viti, Imri Emërllahu nga EVSB etj.

Nga të pranishmit u bënë edhe pyetje përfaqësuesve të mekanizmave të sigurisë, e një ndër to ishte edhe ajo rreth gjendjes aktuale në rajonin e Gjilanit sa i përket trafikimit me qenie njerëzore, ku u tha se gjendja qëndron më mirë krahasuar me rajonet tjera, ku brenda 2 viteve janë raportuar 4 raste, prej tyre 1 në komunën e Vitisë.

Si rekomandim i kësaj tryeze doli nevoja e thellimit të bashkëpunimit qytetar-polici, në raportimin e rasteve , duke e rikujtuar se mos raportimi është edhe vepër penale që sanksionohet me ligj. Ndërsa lidhur me gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë, Bulent Zenuni zyrtar i policisë në Viti, ka bërë të ditur se në bazë të statistikave, në këtë komunë gjendja është stabile dhe nuk ka pasur raste të rënda, pos dy vdekjeve që konsiderohen aksidentale. Për vjedhjet, ai tha se ato janë shtuar së fundmi./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Luftëtarët e lirisë do të kenë gjithmonë vend nderi në zemrën tonë dhe në bashkëqeverisjen tonë të ardhshme me ta

November 5, 2025

Hyseni: Cërnica jonë sonte na priti krahëhapur!

November 5, 2025

Aktivitetet ditore të Alban Hysenit – Vizita e takime të ndryshme

November 5, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Luftëtarët e lirisë do të kenë gjithmonë vend nderi në zemrën tonë dhe në bashkëqeverisjen tonë të ardhshme me ta

By adminNovember 5, 2025

Atmosferë fantastike me njerëz të jashtëzakonshëm, Arbër Ismajli, kandidat i LDK-së, për kryetar të…

Hyseni: Cërnica jonë sonte na priti krahëhapur!

November 5, 2025

Aktivitetet ditore të Alban Hysenit – Vizita e takime të ndryshme

November 5, 2025

Arbëri për shëndetësinë

November 5, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Luftëtarët e lirisë do të kenë gjithmonë vend nderi në zemrën tonë dhe në bashkëqeverisjen tonë të ardhshme me ta

November 5, 2025

Hyseni: Cërnica jonë sonte na priti krahëhapur!

November 5, 2025

Aktivitetet ditore të Alban Hysenit – Vizita e takime të ndryshme

November 5, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.