Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici
  • 170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare
  • Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh
  • Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan
  • Moti sot me diell dhe vranësira, mund të ketë diku- diku edhe reshje shiu
  • Brenda një dite 74 aksidente trafiku dhe 2 mijë 475 tiketa trafiku
  • Drejtori Shabani: Bashkëpunimi ndërinstitucional do të thellohet edhe më tej
  • Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave të Vitisë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Kështu më nuk shkon!
Opinione

Kështu më nuk shkon!

adminBy adminSeptember 20, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Ismajl Kurteshi

Mbi dy dekada dialog me Serbinë për çështje të brendshme të Kosovës, janë dy dekada shantazhe, kërcënime, kushtëzime, mashtrime, ndryshim qëndrimesh, lojë fjalësh e kështu me radhë, që bën Serbia, ndaj Kosovës.

Në anën tjetër, gjatë këtyre dy dekadave, Kosova nën presionin e Evropës, ka bërë kompromise, në favor të Serbisë, që nuk është dashur t’i bënte asnjëherë.

Gjatë këtyre dy dekadave Evropa e përkëdheli  Serbinë ndërsa mbi Kosovën bëri presione.

Edhe pas këtyre dy dekadave dialogu, përkëdhelje dhe presione, përafrim të qëndrimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk pati. Nuk ka përmirësim të gjendjes në veriun e Kosovës dhe kudo që mund të ndërhyjë Serbia. Kërkesat e Serbisë nuk kanë fund. Kosova është e shtrënguar t’i jap fund lëshimeve të mëtutjeshme që po e defunksionalizojnë shtetin tonë.

Edhe në takimin e 14 shtatorit 2023, në Bruksel, në mes të Kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, u përsërit i njëjti skenar, Vuqiqi e kushtëzoi vazhdimin e dialogut për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, të hartuar nga Gjermania dhe Franca në fillim të këtij viti, me krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe edhe pse marrëveshja, me të cilën ai është pajtuar nuk është kështu siç e kërkon tani Vuqiqi.

Ndërmjetësuesit e BE-së, në këtë takim, si shumë herë të tjera, u bënë krahë i kërkesave të Serbisë edhe pse BE-ja e kishte hartuar projektmarrëveshjen, të cilën Vuqiqi herë po e devijon e herë nuk po e pranon fare.

Të njëjtit iu bashkuan edhe kërkesës për dorëheqjen e kryetarëve të komunave të veriut, edhe pse kërkesa për dorëheqje nuk është as demokratike dhe as nuk ka bazë ligjore,  por këtë po e bëjnë sepse një gjë të tillë po e kërkon Beogradi zyrtar.

Tani më është e qartë se organizimet e takimeve të tilla boshe janë të pa dobishme.

Për të lëvizur gjërat diçka duhet ndryshuar.

Përveç ndryshimit të qasjes, Evropa duhet t’i zëvendësojë edhe ndërmjetësuesit aktual,  me ndërmjetësues të tjerë që e kuptojnë se paanshmëria është kusht për ndërmjetësim  të suksesshëm. Ky ndryshim është në dorën e Evropës, e në dobi të të gjitha palëve. /GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Pata nderin ta njoh Prof. Halil Alidemën

October 7, 2026

UÇK-ja, lufta për çlirim dhe drejtësia

September 29, 2026

Në Rresht përpara Flamurit

September 15, 2026
Mos humbni
Kronikë

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

By adminOctober 9, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të premten në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit,…

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026

Delegacioni i veteranëve shqiptarë dhe kroatë nderon dëshmorët në Gjilan

October 9, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

October 9, 2026

170 mijë euro investim në rrjetin e ujësjellësit në Grizime, përfitojnë 170 ekonomi familjare

October 9, 2026

Prokuroria Themelore në Gjilan ngre tri aktakuza brenda 24-orësh

October 9, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.