Sipas njoftimit që është publikuar nga NPL “Tregu”, Gjilan, bëhet e ditur se ka përfunduar me sukses rregullimin dhe sistemimimi ihapësirës për shitjen e deleve në “Tregun e Kafshëve”. Gjithë kjo në kuadër të investimeve kapitale dhe duke krijuar kushte më të mira, më të sigurta dhe më të organizuara për fermerët, blegtorët dhe blerësit.
Hapësira për shitblerjen e deleve tashmë është funksionale dhe e gatshme për shfrytëzim, thuhet në njoftim.
Andaj edhe janë ftuar të gjithë fermerët dhe blegtorët që të sjellin delet e tyre për shitje dhe që të shfrytëzojnë këtë hapësirë të rregulluar sipas standardeve.
“NPL “Tregu” Sh.A vazhdon angazhimin për përmirësimin e vazhdueshëm të kushteve dhe shërbimeve në funksion të komunitetit dhe bujqësisë lokale”, thuhet në njoftimin e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” në Gjilan./Gjilani INFO/






