Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kamenica pjesë e konferencës promovuese për potencialet e Anamoravës

September 23, 2026

Kryetari i Komunës priti në takim nxënësin Beson Rrahmani, kampion i artë në garën ndërkombëtare të matematikës

September 23, 2026

Në Ranillug është gjetur pa shenja jete një person në shtëpin e tij

September 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kamenica pjesë e konferencës promovuese për potencialet e Anamoravës
  • Kryetari i Komunës priti në takim nxënësin Beson Rrahmani, kampion i artë në garën ndërkombëtare të matematikës
  • Në Ranillug është gjetur pa shenja jete një person në shtëpin e tij
  • Gjendet i vdekur një person në Gjilan
  • Policia ka shqiptuar mbi 1 mijë e 900 gjoba, brenda një dite në Kosovë
  • Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme
  • Më dhuro një lule…
  • Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home » Hyseni dhe Çeku kanë nënshkruar memorandume mirëkuptimi për realizimin e disa projekteve të rëndësishme për Gjilanin
Lajme Lokale

Hyseni dhe Çeku kanë nënshkruar memorandume mirëkuptimi për realizimin e disa projekteve të rëndësishme për Gjilanin

adminBy adminFebruary 16, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka nënshkruar sot memorandume të bashkëpunimit me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, për realizimin e disa projekteve të rëndësishme për Gjilanin.

Paraprakisht, Hyseni bëri të ditur se edhe këtë vit do të ketë përkrahje nga MKRS-ja për manifestimin “Flaka e Janarit” në vlerë prej 30 mijë euro.
Pasi falënderoi ministrin Çeku për vizitën dhe mbështetjen për Gjilanin, ai bëri të ditur se ka nënshkruar marrëveshje bashkëfinancimi edhe për tetë projekte që kanë të bëjnë me xhepat e gjelbër, për ndërtimin e tetë parqeve të reja.

“Kemi nënshkruar marrëveshje për dy vite me radhë për tetë projekte që kanë të bëjnë me xhepat e gjelbër për tetë parqet që do të ndërtohen, dy prej të cilëve në qytet dhe gjashtë të tjera në fshatra, ku vlera totale e këtyre projekteve është 690 mijë euro. Në këto projekte, përfshihen këndet e lodrave për fëmijë, terrene sportive dhe hapësira të tjera që mund të shfrytëzohen për banorët”, tha Hyseni.

Kreu i Gjilanit bëri të ditur se në kuadër të marrëveshjeve që i ka nënshkruar sot është edhe projekti për ndërtimin e Kult Qendrës në lagjen “Dardania” në vlerë prej 700 mijë euro, projekti për skulpturat monumentale në vlerë prej 71 mijë euro, Festivali i Teatrove të Shkollave dhe projekti për hartimin e mastër planit të kompleksit sportiv në palestrën e sporteve “Bashkim Selishta – Petriti”, ku përfshihen renovimi i palestrës ekzistuese, ndërtimi i palestrës së xhudos, shtëpisë së shahut dhe disa objekteve të tjera përcjellëse në lëmin e sportit.

Ndërkaq, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, pasi falënderoi kryetarin Hyseni për një dinamikë të shtuar të punëve dhe angazhim maksimal për të rinjtë e Gjilanit, tha se marrëveshjet që janë nënshkruar sot janë për ta konsoliduar tutje infrastrukturën e sportit dhe të kulturën në Gjilan.

“Jam shumë i gëzuar që dinamika e punëve në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Gjilanit është duke shkuar mjaft mirë dhe sivjet do të kemi edhe ndërhyrje të tjera në monumentet e trashëgimisë kulturore. Krahas kësaj, bashkë me Komunën i kemi edhe këto zotimet e reja për të cilat ju foli kryetari i Komunës. Ne si Ministri, zotohemi që përpos financiarisht, do të jemi pranë Komunës edhe profesionalisht, në mënyrë që të rinjtë, sportistët dhe artistët e Gjilanit të kenë mundësi sa më të mira për ta zhvilluar potencialin dhe talentin e tyre përpara”, është shprehur ministri Çeku./GJILANI INFO/

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamenica pjesë e konferencës promovuese për potencialet e Anamoravës

September 23, 2026

Kryetari i Komunës priti në takim nxënësin Beson Rrahmani, kampion i artë në garën ndërkombëtare të matematikës

September 23, 2026

Artana triumfon në Garat Rajonale të Ndihmës së Parë

September 17, 2026
Mos humbni
Lajme Lokale

Kamenica pjesë e konferencës promovuese për potencialet e Anamoravës

By adminSeptember 23, 2026

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë për Zhvillim…

Kryetari i Komunës priti në takim nxënësin Beson Rrahmani, kampion i artë në garën ndërkombëtare të matematikës

September 23, 2026

Në Ranillug është gjetur pa shenja jete një person në shtëpin e tij

September 23, 2026

Gjendet i vdekur një person në Gjilan

September 23, 2026
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kamenica pjesë e konferencës promovuese për potencialet e Anamoravës

September 23, 2026

Kryetari i Komunës priti në takim nxënësin Beson Rrahmani, kampion i artë në garën ndërkombëtare të matematikës

September 23, 2026

Në Ranillug është gjetur pa shenja jete një person në shtëpin e tij

September 23, 2026
Partnere:
© 2026 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2026
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.