Bëhet e ditur se 23-vjeçari Qendrim Berisha nga Kosova ka humbur jetën në vendin e tij të punës në Slloveni, shkruan albinfo.ch.
Sipas informatave të para, thuhet se i riu nga Kosova ishte duke punuar në ndërtimtari dhe në rrethana ende të paqarta ka ndërruar jetë pikërisht në vendin e punës.
Pavarësisht ndihmës së shpejtë, për shkak të lëndimeve të rënda, pas disa orëve Qendrimi ndërroj jetë në spitalin slloven.
Autoritetet e sigurisë sllovene ende nuk kanë lëshuar një komunikatë lidhur me rastin, ndërkohë ekspertiza e rastit pritet të publikohet ditët në vijim.
Trupi i pajetë i të ndjerit është sjellë në Kosovë dhe është varrusur në vendlindjen e tij. /Albinfo.ch