Close Menu
Gjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Të reja

Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi

November 12, 2025

Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

November 12, 2025

Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë

November 12, 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Të fundit
  • Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi
  • Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup
  • Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë
  • Mbahet aktiviteti informues, – “Dyert e hapura me qytetarë” në Kamenicë
  • Prokuroria në Gjilan ka ndaluar dy persona, ka ngritur tri aktakuza dhe ka paraqitur tri kërkesa për paraburgime
  • Ka ndërruar jetë Sami Devaja, ngushëllon kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti
  • Mbi 2 mijë e 400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
  • Arrestohet një person në Gjilan, dyshohet se ka lënduar rëndë dy persona
Facebook X (Twitter) Instagram
Gjilani InfoGjilani Info
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina
Gjilani Info
Home»Diasporë»Hapet ordinanca e parë e angiologjisë në Winterthur nga një mjek shqiptar
Diasporë

Hapet ordinanca e parë e angiologjisë në Winterthur nga një mjek shqiptar

adminBy adminMarch 7, 2023No Comments
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

 

Qyteti me mbi 115 mijë banorë, dhe i gjashti më i madhi i Zvicrës, Winterthuri, bëhet për herë të parë me ordinancë angiologjike nga angiologu Naim Mehmeti.

Ordinanca «Gefässmedizin Winterthur» ndodhet në qendrën tregtare Triamal në Winterthur. Me mbi 160 metra katror dhe katër dhoma kontrolli, ordinanca është e para e këtij lloji në qytetin e Winterthurit.

Dr. med. Naim Mehmeti ka punuar për një kohë të gjatë në spitalin e Winterthurit si angiolog. Mehmeti Fakultetin e Mjekësisë e ka mbaruar në vitin 2004 në Universitetin e Vjenës në Austri. Specializimin e mjekësisë interne e ka pëfunduar në vitin 2011 në spitalin Universitar të Cyrihut. Kurse specializimin e Angiologjisë e ka përfunduar në vitin 2014 në spitalin Universitar të Cyrihut. Nga viti 2014 deri në shkurt 2017 ka punuar si kryemjek (Oberarzt) në angiologji spitali Kantonal Winterthur. Nga shkurti 2017 e deri në fund të shkurtit të këtij viti punoi si kryemjek udhëheqes (Leitender Arzt) ne repartin e Angiologjisë të spitalit Kantonal të Winterthurit.

Ne kemi takuar mjekun Naim Mehmeti në ordinancë, në katin e tretë të qendrës tregatre, në dhomën ku mjeku shqiptar përcakton daignozën e një pacienti. Ordinanca është tërësisht e re, e ndriçuar dhe e pajisur me aparaturën më moderne të kohës. Angiologu ka investuar një shumë të lartë për paisjet dhe rregullimin e ordinances, në mënyrë që shërbimet të jenë të shpejta, të sakta dhe të sigurta.

Pyetjes sonë si duket një ditë punë në ordinancë me një pacient që vjen për një kontrollim rutinor, mjeku thotë;

«Pacientët të cilët vijnë për një checkup, u bëjmë matjen e qarkullimit të gjakut, matjen e tensionit. Pastaj kontrollohen enët e gjakut permes ultrazërit për të parë a kanë kalcifikime, ngushtime, apo janë te zgjeruara. Qëllimi i checkup-it është parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare, siç është infrakti në zemër apo sulmi në tru. Mirëpo nëse konstatohet se enët e gjakut kanë ndryshime, merren masar për terapi adekuate. Meshkujt mbi moshën 65 vjeçare duhet ta kontrollojnë aortën, enën e gjakut kryesor në trup, sepse janë deri në nëntë herë më të rrezikuar se femrat për të pasur një aneurizem (zgjerim të aortes).  Aneurizma e aortes mund te qojë tek çarja e aortes dhe si pasojë mund të vij vdekja nga gjakdedhja e mbrendshme», tërheq vërejtjen angiologu me prejardhje nga Gjakova, shkruan albinfo.ch.

 

Kujdes nga diabeti dhe yndyra në gjak

 Kushdo që ka problem me tensionin e lartë të gjakut, yndyrë në gjak, sëmundjen e sheqerit, duhet ti kontrollojnë enët e gjakut dhe adresa e duhur është të angiologu Naim Mehmeti.

Nga ku më pas mjeku përcjell gjendjën shëndetësore të pacientët dhe merr masat adekuate për terapinë. Pacientët me diabet rekomandohet të kontrollohen për çdo vit nga specialist të enëve të gjakut.

“Nëse dëshironi ta dini statusin tuaj të eneve gjakut me një metodë joinvazive, pa rrezatime, atëherë këtu mund të merrni të gjitha këto shërbime shprehet në intervistën për albinfo.ch. Dr. med. Naim Mehmeti.

Në ordinancë bëhet diagnostifikimi dhe trajtimi joinvaziv. Pacienti merr terapi medikamentoze. Kurse intervenimet kryhen në spital. “Pacientët dërgohen me diagnozë dhe terapi të qartë në spital vetëm për intervenim dhe më pas kthehen prapë në ordinancë me tajtim të mëtutjeshëm”, shpjegon babai i dy fëmijëve, angiologu Naim Mehmeti.

Në ordinancë bëhet edhe trajtimi i variceve (venave varikoze) permes Skleroterapis ose me Kateter.  Përveç enëve të gjakut në zemër dhe atyre që janë brenda në tru, të gjitha enët e tjera të gjakut në trup i trajton angiologu.

“Ne kemi tri lëmi ku jemi me të specializuar; nën një angiologu ka rol vendimtar në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Parandalimi infraktit në zemër dhe sulmit në tru, veshkë dhe në zorrë. Plus infrakti në këmbë apo duar, i cili munde te shkaktoj probleme te medha shendetsore shprehet Naim Mehmeti.

“Nëse dëshironi të keni zemër dhe organe të tjera të shëndosha, duhet së pari të keni enë të shëndosha të qarkullimi të gjakut”, këshillon mjeku. “Ne nuk merremi vetëm me parandalimin. Ne trajtojmë poashtu edhe infraktin në këmbë, analog sikur infrakti në zemër i cili shpesh është vdekjeprurës, shpjegon Mehmeti, transmeton Albinfo.ch.

 Tromboza mund të përfundojë me fatalitet

 I pytur mbi sëmundjet me të shpeshta te venave që mund të përfundojnë me fatalitet, angilogu veçon Trombozën e venave te thella si dhe embolin pulmonare.

Tromboza ndodh kur një venë bllokohet nga një mpiksje. Shkaktarët e mundshëm të trombozës janë: mungesa e levizjes, p.sh. pas operacioneve, udhëtime të gjata me avion, autobus ose veturë, kancerit e të tjera. Tromboza e venave të thella është një nga format më të zakonshme të trombozës. Kjo shkakton ënjtje dhe dhimbje në këmbën e prekur. Një trombozë në krah është më pak e zakonshme, por zakonisht është shumë e dhimbshme. Krahu fryhet dhe venat janë më të theksuara në sipërfaqen e lëkurës. Pasoj e Trombozës se venave të thella e posacerisht e atyre në këmbë është embolia pulmonare, e cila shkakton shkëputjen e mpiksjes nga venat e këmbës në enët pulmonare, duke rezultuar me vështirësi në frymëmarrje dhe probleme të qarkullimit të gjakut potencialisht kërcënuese për jetën.

Sa i përket sulmit në tru, angiologu e cilëson si një nderprerje të papritur të rrjedhjes së gjakut në tru. «Një shkaktar shume i shpesht i sulmit ne në tru është një bllokim në enet e gjakut ne qafe (karotiden), duke rezultuar në çrregullime të qarkullimit afatshkurtër ose të përhershëm në indet e prekura të trurit. Në praktikën tonë, kalcifikimet e arterieve karotide mund të diagnostikohen herët me anë të një ekzaminimi me ultratinguj. Në rast të pengesave përkatëse, fillon terapia me ilaçe, e cila synon të parandalojë një sulm në tru».

 Të gjitha këto e probleme të tjera, ju mund ti parandaloni apo ti mbani nën kontroll duke vizituar me kohë dhe me rregull mjekun angiolog, Naim Mehmeti. Me të cilin mund të komunikoni shqip apo gjermanisht në Praxis für Gefässmedizin in Winterthur.

Foto: Armend Berisha

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
admin
  • Website

Related Posts

Kamberi kërkon nga Qeveria e Serbisë formimin e një fondi të veçantë për Luginën e Preshevës

August 23, 2025

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, me bashkëpunëtorë po qëndron në Zvicër

August 23, 2025

Komisionerja e BE-së, Marta Kos i shkruan letër Kamberit, flet për të drejtat e shqiptarëve në Luginë dhe çështjen e pasivizimit të adresave nga Serbia

July 30, 2025
Mos humbni
Lajme Lokale

Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi

By adminNovember 12, 2025

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka pritur në takim Drejtorin Rajonal të Policisë…

Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

November 12, 2025

Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë

November 12, 2025

Mbahet aktiviteti informues, – “Dyert e hapura me qytetarë” në Kamenicë

November 12, 2025
Na ndiqni:
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Demo
RRETH NESH
RRETH NESH

Agjencia e lajmeve Gjilani INFO

Materialet dhe shkrimet e kësaj Agjencie mund të përdoren vetëm duke iu referuar qartë burimit të informacionit. Të drejtat janë të rezervuara.

Botues: HESET ZYMBERI

Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]

Kontakti: O44176808

Facebook X (Twitter)
Më të popullarizuarat

Kryetari Rahimaj pret në takim Drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Agron Rukiqi

November 12, 2025

Rektori i UP “Kadri Zeka” ka marrë pjesë në promovimin e librave dhe ka mbajtur prezantim mbi Inteligjencën Artificiale në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup

November 12, 2025

Në Gjilan është mbajtur ligjërata vetëdijësues për parandalimin e dukurive negative te të rinjtë

November 12, 2025
Partnere:
© 2025 Gjilani INFO. Designed by Gjilani INFO.
  • Ballina
  • Lajme Lokale
  • Lajme Qendrore
    • Rajonale
    • Botërore
  • Zgjedhjet 2025
  • Kronikë
  • Diasporë
    • Kosovë Lindore
  • Kulturë
  • Sport
  • Opinione
  • Tjera
    • Shendetesi
    • Lifestyle
    • Komerciale
    • VIP
    • Kuzhina

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.